Skip to main content

Posts

Showing posts from December, 2020

Kjo ka qenë makina e parë në Kosovë,ja cilës familje i përkiste

  Kjo fotografi është e familjes Fusha nga Podujeva. Në ketë foto është Zymer Fusha vozitësi i makinës, në krahun e djathte te Zymerit përpara është Musli Fusha, mbrapa vozitësit është Sahit Fusha dhe Mulla Hasani është ne krahun e djathte te Sahitit, shkruan InfoKosova. Kjo foto është bërë nga vitet 1929, e është ruajtur nga djali i Sahit Fushes Muhamed Fusha. Supozohet se kjo ka qenë një ndër makinat e rralla atëkohë në Kosovë.

Bariu shqiptar 1813 në More.

  Bariu shqiptar 1813 në More.   Morean shepherd 1813. Travels in the Morea. (François Pouqueville)

Fotografi e rrallë e shenjtores Gonxhe Bojaxhiu.

 

Foto e rrallë/ Nisja e demokracisë në Shqipëri. Kur shqiptarët vidhnin edhe telat e telefonit apo shinat e hekurudhës i shisnin për skrap (Lezhë 1993).

  Foto e rrallë/ Nisja e demokracisë në Shqipëri.  Kur shqiptarët vidhnin edhe telat e telefonit apo shinat e hekurudhës i shisnin për skrap (Lezhë 1993).

Fotomontazh i personaliteteve shqiptare që nga Skënderbeu deri të Avni Rustemi. Viti i fotomontazhit rreth 1925.

  Fotomontazh i personaliteteve shqiptare që nga Skënderbeu deri të Avni Rustemi. Viti i fotomontazhit  rreth 1925.

Plisi, dëshmi e përhershme historike

Të shkruash histori përkundër situatës shumë të nderë politike që mbretëron në tokat shqiptare (Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni), situatë e cila ndjellë një zymti kombëtare është guxim i madh. E nesërmja është e pa–parashikueshme. Por, unë po vazhdoj me atë që ma do zemra, dhe të presim rezultatet e kësaj amullie historike! Nga Fahri Xharra Historia jonë shkon shumë thellë në kohë, në lashtësinë e saj. Jemi dëshmitarë të një simboli që fatbardhësisht është ruajtur gjer më sot mbi kokat tona e ai është Plisi. Por, nuk është vetëm plisi, është edhe gjuha jonë që i ka dhënë emër plisit dhe më të edhe kohës së stërlashtë. Qëllimi i studimit nuk ishte thjesht të kënaqim kërshërinë tonë në lidhje me Plisin e shqiptareve Synimi ishte të dëshmonim se edhe një popull si ay shqipëtar, për të cilin studiuesit ankohen se s’kanë të dhëna historike për origjinën, besimin dhe gjuhën e tyre, mbart brenda traditës së tij fakte, jo vetëm për Lashtësinë e tij, por edhe të shumë popujve të tjerë, që deri më...

Si e vodhën serbët stemën ilire; tërfilin me katër fletëza

  Shkruan Fahri Xharra E keni para sysh tërfilin me katër petale, një lule shumë e rrallë dhe sipas shumë vetave (edhe historikisht komentohet) gjetësit të saj, ajo do i sjellë fat. Zakonisht tërfili është me tri fletëza. Shikuar historikisht , tërfili në të kaluarën tonë historike ishte edhe simbol i caktuar i parardhësve tanë, ilirëve. Në postimet “historike” të sllavëve gjendet edhe tërfili me katër petale, të cilën ata e quajnë “Stema e vulave ilire” (Pečatni grb Ilirije). Në foton e parë ju e shihni një guri të gdhendur të fisit ilir të Daorsëve i gjetur në Bosnje si dhe amfora e vitit 530 para Krishtit po me atë shenjë tërfili, i cili është në muzeun e Luvrit në Paris. Gurët e gdhendur ilir gjenden edhe në fshatin Vuksanaj, të cilët e kanë të gdhendur tërfilin me katër petale, simboli ilir i zhdukur nga anët tona me qëllim të caktuar. Kalojmë më tutje, tërfili me katër fletëza u përvetësua nga Bizanti për të shprehur kryqin ortodoks e më vonë kaloi tek serbët . Në propagandën...

Përse nuk ka patur shkolla shqipe në periudhën osmane?

  Nga Arben Llalla Historiografia shqiptare ashtu si dhe historiografia e fqinjëve tanë grekë, serbë, bullgarë, e të tjerë është e mbingarkuar me Mite, sidomos për periudhën e sundimit osman. Një nga çështjet që rëndon ende tek shqiptarët është: Përse ska patur shkolla shqipe gjatë Periudhës Osmane? Por, përse shqiptarët nuk pyesin a ka patur shkolla shqipe para Periudhës Osmane? Përse gjuha shqipe nuk ishte gjuhë fetare, pra e besimeve, lutjeve Kishës dhe Xhamisë? Si është e mundur që 500 vite sundimi osman nuk pësuam gjenocid, harresën e gjuhës shqipe, ashtu siç ka ndodhur me popujt e tjerët të kolonive franceze, spanjolle, portugeze, britanike, holandeze? Faji duhet kërkuar edhe tek vetë shqiptarët, intelektualët dhe pashallarët, të cilët dhanë një kontribut në Perandorinë Osmane. Periudha osmane interpretohet, kryesisht nga këndvështrimi i kombeve “të shtypur” dhe shteti osman na paraqitet vetëm si një mekanizëm shtypjeje. Kjo traditë historiografike u krijua në fillimet e shek...

Ceremoni rituale në Rekën e Epërme (festa e Shynzherxhit ose e Shën Gjergjit)

  Shkruan: Edibe Selimi–Osmani Reka e Epërme ,si veçori traditash shkon me krahinën e Dibrës me qendër qytetin Dibër. Shtrihet në vise malore në rrjedhën e sipërme të lumit Radika, i cili derdhet në Drinin e Zi. Si krahinë kemi Rekën, e ndarë në: Reka e Epërme, në rrjedhën e  sipërme të Radikës dhe Reka e Poshtëme në rrjedhën e poshtëme të të njëjtit lumë. Reka e Epërme është e përbërë kryesisht nga popullsi e besimit  ortodoks, po ka aty dhe jo pak popullsi myslimane. Materiali është mbledhur përgjithësisht ndër ortodoksë. Aty ka dhe popullsi që flet vetëm maqedonisht e që përgjithësisht quhet sllave maqedonase. Por duhet të dijmë se sipas disa burimeve të shkruara,popullsia  e Rekës së Epërme deri në vitet ‘60 të shekullit XIX e tëra fliste shqip e pra ishte shqiptare. Në tre dhjetëvjetshat e fundit të e të të njëjtit  shekull është shpërbërë në anë gjuhësore. Për ta sllavizuar atë ndikoi administrata shtetërore: aty u hapën shkolla vetëm në gjuhën maqedone, u...

Çfarë shkruhej në unazën Pirros së Epirit: Njeriu që bëhet tiran me forcë, meriton të kthehet në skllav

  Nga Nevila Dervishi Pirro, Mbreti i Epirit (319-272 p.K.), një territor që shtrihej në zona përgjithësisht të banuara nga ilirët dhe më tej nga pasardhësit e tyre, më së shumti njihet si strateg e gjeneral i papërsëritshëm në fushat e betejave. Askush nuk di të thotë se në cilën gjuhë Pirro komunikonte me ushtarët e njerëzit e tij. Dihet vetëm që ai kishte një lidhje të fortë me gjakun ilir. Ai ishte kushëri i Olimpias, nënës së Aleksandrit të Madh, ndërsa një lidhje tjetër me ilirët ishte fakti se ai, qysh fëmijë, ishte rritur në oborrin e Mbretit Glauk të Taulantëve, një prej fiseve më të mëdha ilire, zotërimet e të cilit, në kohë të ndryshme, kapnin hapësirën mes lumit Neretva (Bosnje-Hercegovinë) dhe Vjosës. Por, Pirro i Epirit nuk njihet vetëm për bëmat e tij si strateg ushtarak i antikitetit. Historia ka lënë pas edhe të dhëna që thonë se ai ishte një mbret i dhënë pas dijes dhe, sa duket, edhe i kujdesshëm për popullin e vet. Dëshmohet se një pjesë të rregullave, apo norma...

Arvanitët, themeluesit e Greqisë së re

  Mitet e historiografisë greke Nga Arben Llalla Në fillim të vitit 1993, gjatë qëndrimit tim në Greqi, pata mundësipër t’u marrë me studimin e historisë së arvanitasve. Në të vërtetë, udhëtimin e parë e bëra në mars të vitit 1991, kur gjatë rrugës për në Gumenicë, rastësisht i takova disa “grekë” që e flisnin shumë mirë gjuhën shqipe, por prania ime aty zgjati vetëm një javë. Pashkët e vitit 1993 i kalova në Konicë ku qëndrova rreth një muaj. Dhe aty takova shumë grekë, të cilët kishin prejardhje shqiptare, madje disa prej tyre i përkisnin besimit islam. Në këtë rast, u njoha edhe me trashëgimtarët e familjes së njohur gjirokastrite të Çerçiz Topullit. Kjo familje shqiptare e besimit islam kishte një kafene në qendër të Konicës. Pas kësaj, në maj të po atij viti, fati më hodhi edhe në Selanik, ku i kalova disa vite të jetës sime, përkatësisht deri më 2004. Por, gjithnjë kam lëvizur duke i kërkuar shqiptarët e Greqisë, nga Tiqeroja në kufi me Turqinë, Athinë, Halkidhë, Kostur, Foll...

Mesapishtja ishte Ilirishte (Mbishkrimi mesapik)

Profesor Fahri Xharra në Librin “Roma fliste shqip” nuk le pa folur për mesapët, ata që do jetonin mes dy anëve të detit. Një mbishkrim i gjetur atje është në shqipen e pastër… kush nuk deshi ta bënte sllav e grek, por ilirishtja e pastër ose më mirë shqipja e vjetër flitet edhe sot tek ne në Shqipërinë e viteve 2020. Shkruajnë: Fahri Xharra dhe Anna Hida “Mesapishtia e folur në gadishullin italian në gjysmën e dytë të mijëvjeçarit të parë para Krishtit zakonisht i atribuohet të njëjtës prejardhje indo-evropiane të ilirishtes. Në mbështetje të kësaj lidhje dialektore, janë dëshmitë historike nga epoka romake (Probus, In Vergilii Bucolica, 6, 31 (ed. Keil 1848, p.14): «haec tradit Varro, qui […] in tertio Rerum humanarum refert: “Gentis Salentinae nomen tribus e locis fertur coaluisse, e Creta, Illyrico, Italia”») dhe prania e një emri identik në dy brigjet e Adriatikut konvergojnë, por natyra fragmentare e njohurive të ilirishtes e bën të pamundur që shteti i hulumtimit të konsiderojë ...

Kalë Etimologji

Në fjalorin e gjuhës shqipe 'Beh' dhe 'zbeh' kanë kuptimin e dritës hyjnore së bërë (ashtu siç ajo tregon edhe shkelqimin mbi trupa çfardo, apo frutave të pjekura, të bëra). E gjitha kjo si vizion i dritës së trupit YLLIT me të madh "a'la" në qëndër të këtij Universi, si vizion figurativ i trupit më të madh "KABA" Madje këtu kemi edhe burimin e fjalëve, brygiano-shqipe: ‘Ba/la = Mbret’, njëjtë si në të kundërtën: LA/ba = Drite; La(m)ba, llampa, e mandej fiset Labe labeate, etj. Ndaj dhe në gjuhën shqipe gjejmë këtë emërtim për shumë gjallesa, objekte etj., me kuptimin e një trupi të madh sa më ska... si p.sh: KABALA = KALE, kafshë e zbutur shtëpiake njëthundrake, e fortë dhe e shkathët, me trup të madh. Eshte fiks evoluimi i bashtingëllores 'B = V' e cila sjell në plot gjuhë të tjera devijimin e emërtimit më të pare 'Kabala' (Lat. caballus) = #Kavalos. Veti e njohur kjo në shumë gjuhë por edhe tek shqipja si p.sh: Në gjuhën shqipe...

Pse bota na quan Albania? Njihuni me origjinën e fjalës ‘Shqipëri’

Shqiptari i thotë vetes shqiptar, vendit të vet Shqipëri, Shqipni, po populli njihet në botë, sikundër dihet, lashtërisht si Albanais, Albanese etj., dhe vendi i tij si Albanie, Albania. Ky emërtim i dyfishtë ka arsyet e veta. Ai ka lidhje me disa rrethana të karakterit etnografik, të cilat janë specifike për Shqipërinë e për të kaluarën historike të saj. Duke u nisur nga faktet, vihet re pikësëpari që vërtet në Shqipëri vetë si emër nacional i popullit zotëron sot gjithkund shqiptar, e si emër i vendit Shqipëri, Shqipni, po që m‘anë tjetër në kolonitë shqiptare që  gjinden n‘Itali e në Greqi ky emër nuk njihet. Shqiptarët e Italisë jugore e të Siqelisë, pasardhës të shpërngulurish prej Shqipërie kryesisht gjatë luftërave të para me turqit nën flamurin e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) në shekullin e XV e të XVI, e quajnë veten e vet dhe përgjithësisht popullin e atdheut të tyre të vjetër arbëresh, dhe këtë atdhe Arbër, Arbëri. Këto emra përdorin gjer më sot dhe pasardhësit e atyre...

100 vjet më parë, Shqipëria anëtarësohej në Lidhjen e Kombeve

Krijimi i Lidhjes së Kombeve ngjalli shpresa të mëdha për më shumë drejtësi në marrëdhëniet ndërkombëtare, kryesisht për shtetet e vogla të krijuara në prag apo pas Luftës së Parë Botërore e një prej tyre ishte dhe Shqipëria. Lidhja e Kombeve do të sillte një element të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare, atë të diplomacisë publike, debatit të hapur dhe sigurisë kolektive. Më 17 dhjetor 1920, një qind vjet më parë anëtare e saj u bë edhe Shqipëria pas shumë përpjekjesh, sidomos të mërgatës shqiptare. Sipas arkivave të MEPJ-së, qeveria shqiptare e konsideroi antarësimin në këtë organizatë si garanci për një trajtim më të drejtë të statusit dhe kufijve të Shqipërisë në tryezat vendimarrëse të Fuqive të Mëdha. Ajo shfrytëzoi faktin që me 15 nëntor 1920 do të hapej sesioni i parë i Asamblesë së Lidhjes së Kombeve në Gjenevë të Zvicrës. Me 12 tetor, kryetari i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes Pandeli Evangjeli i drejtoi një leter Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve Er...