Skip to main content

Mesapishtja ishte Ilirishte (Mbishkrimi mesapik)

Profesor Fahri Xharra në Librin “Roma fliste shqip” nuk le pa folur për mesapët, ata që do jetonin mes dy anëve të detit. Një mbishkrim i gjetur atje është në shqipen e pastër… kush nuk deshi ta bënte sllav e grek, por ilirishtja e pastër ose më mirë shqipja e vjetër flitet edhe sot tek ne në Shqipërinë e viteve 2020.

Shkruajnë: Fahri Xharra dhe Anna Hida

“Mesapishtia e folur në gadishullin italian në gjysmën e dytë të mijëvjeçarit të parë para Krishtit zakonisht i atribuohet të njëjtës prejardhje indo-evropiane të ilirishtes. Në mbështetje të kësaj lidhje dialektore, janë dëshmitë historike nga epoka romake (Probus, In Vergilii Bucolica, 6, 31 (ed. Keil 1848, p.14): «haec tradit Varro, qui […] in tertio Rerum humanarum refert: “Gentis Salentinae nomen tribus e locis fertur coaluisse, e Creta, Illyrico, Italia”») dhe prania e një emri identik në dy brigjet e Adriatikut konvergojnë, por natyra fragmentare e njohurive të ilirishtes e bën të pamundur që shteti i hulumtimit të konsiderojë provuar përfundimisht identiteti – ose afërsia e ngushtë – midis këtij dhe mesapishtes (Francisco Villar, Gli Indoeuropei e le origini dell’Europa, pp. 363-371)”.


Kështu mendojnë e veprojnë edhe sot  shumë  akademi që nga njëra anë pranojnë ilirishten, nga ana tjetër përpiqen duke argumentuar me gjithfarë mënyrash, jo vetem jo logjike, por dhe jo shkencore duke kërkuar që t’i lënë nga një pikëpyetje pas kësaj teze.

Për të njëjtat arsye, çdo përpjekje për të treguar lidhje dialektore midis ilirishtes (përfshirë mesapishten) dhe familjeve të tjera gjuhësore indo-evropiane është ende hipotetike. Më shumë për konsideratat e afërsisë gjeografike sesa të një natyre gjuhësore, janë propozuar korrelacione midis ilirishtes dhe gjuhëve të tjera indo-evropiane të dëshmuara në zonën e Ballkanit në mijëvjeçarin II-I para Krishtit, të tilla si dakishtja, trakishtja, maqedonishtja dhe peonishtja, si dhe me vërtetimi frigian i Anadollit (Francisco Villar, Gli Indoeuropei e le origini dell’Europa, pp. 363-371.] [4 Calvert Ëatkins, Il proto-indoeuropeo, p. 49).

“Gjatë shekullit XX, një fije tjetër interpretuese u përpoq të kontekstualizonte ilirishten përmes analizës së disa tipareve fonetike tipike të një sistemi të regjistruar në pjesën më të madhe të Evropës. Julius Pokorny, Hans Krahe dhe studiues të tjerë supozuan se ky sistem, i cili nuk mund të shpjegohet përmes gjuhëve historikisht të njohura indo-evropiane, daton që nga një prani e veçantë ilire, e cila kështu do të karakterizonte një zonë shumë të madhe të shtrirë nga Gadishulli Iberik në Anadoll dhe nga Ishujt Britanikë deri në brigjet e Deti Baltik lindor. Sidoqoftë, studimet e mëvonshme konstatuan se kjo hipotezë, e përcaktuar me ironi si “panillirismo” nga Pisani, ishte historikisht e pamundur dhe gjuhësisht e gabuar; sistemi hidronik u shpjegua më tepër si mbetja e një shtrese indo-evropianizimi të Evropës përpara asaj që do të kishte dhënë lindjen e gjuhëve historikisht të njohura indo-evropiane dhe zona ilire gjurmohej në rajonin e Ballkanit qendror-perëndimor (Francisco Villar, Gli Indoeuropei e le origini dell’Europa, pp. 363-371).

“Kohët e fundit, studiues të shumtë (përfshirë Vladimir Nikolaevič Toporov, Ivan Duridanov, Mircea-Mihai Radulescu dhe Francisco Villar), megjithëse me nuanca të ndryshme kanë avancuar hipotezën se ilirët ishin rezultat i kristalizimit të vendit të një vazhdimësie të gjerë indo-evropiane i cili shkon nga Balltiku në Ballkanin Jugor indo-evropian në fillim të mijëvjeçarit të tretë para Krishtit dhe se përfshinte, përveç Ilirishtes, edhe Balltikun, Trakishten dhe Dakishten, dhe mbase, në një pozicion më margjinal, gjermanikën dhe “sllavishten?”. Kjo vazhdimësi do të ishte nga ana tjetër epiqendra e lëvizjeve të njëpasnjëshme migratore që do të kishin indo-evropianizuar Evropën Qendrore-Perëndimore” (5 Villar, pp. 409-412).

Një fjalor mesapik-slloven-anglez është në qarkullim. Po të shohim këtë mbishkrim që sipër lexohet qartë Makedonia (shkrimi është shumë i ri është shtuar në një kohë të dytë), është një tjetër pjesë tetrale që përpiqen të vënë në skenën ndërkombëtare, për të treguar që ilirishtja “lexohet” me anë të sllavishtes.

Zoti Vinko Vodopivec ishte një gjuhëtar i sponsorizuar nga Kembrixh dhe ka studiuar gjuhën ilire nga epitafet e varreve në Mesapinë e vjetër (Italia moderne).

Ai ka publikuar një fjalor duke u përpjekur të ndryshojë historinë, që ashtu siç bënë grekët e latinët, u përpoq të bënte një fjalor sllav për të “përkthyer” gjuhën ilirike-mesapike me anë të sllavishtes (?).


Messapic Slovene English Messapic inscriptions Comment

ATAI atai, ata – NS, SK father

ATAS atom – preg, SK ëith father

ATATA atata, ata – SN, SK father

ATAV atav, atov – preg, SN, SK of father

ATE ate, ata – SN, SK father

ATEI atej, ata – SN, SK father

ATI ati – SK father

ATIDA odide – preg, SK go

All crediet goes to Mr Vinko Vodopivec that passed aëay 7/7 2013

(COMPLETE ILLYRIAN VOCABULARY – echo fishcalledsanda.blogspot.com).

Ky fjalor gjendet lehtësish në internet . Kemi sjellë një pjesë shumë të vogël të këtij fjalori. Të gjitha fjalët janë shqipe e pastër, nuk ka nevojë për komente, flet vetë ky fjalor i ashtquajtur slloven.

Shumë nga mbështetësit e tij (bashkëkombas) thonë që zoti Vinko Vodopivec bëri një punë kolosale duke u përpjekur me gjitha mënyrat ta mbështesin. Këta persona thonë që rrënjët e mbishkrimit janë sllave, por gramatika pranojnë është llire po që i përshtatet shumë mirë sllavishtes së sotme dhe marria më e madhe, kur thonë: “Arsyeja pse gjuha sllave është në majë të pemës gjuhësore, është sepse ajo është ndryshuar nga kohërat më të hershme – duke shtuar – Në fakt gjuhët e lashta maqedonase dhe trake janë pothuajse të njëjtat, gjuhët sllave”. Këta janë përpjekur ta ilustrojnë edhe me mbishkrimin mesapik që do të sjellim mëposhtë…, por fjalët aq të sakta shqipe hedhin poshtë këto mendime.

Pse askush prej tyre nuk merr guximin të thotë: “Erdhëm në shekullin e VII pas Krishtit, gjetëm gjuhën ilire, morëm shumë nga kjo gjuhë dhe kjo gjuhë, pra ilirishtja, e cila është gjuha sotshme shqipe?”.


Mbishkrim mesap i gjetur ne Çilie -Messapic, pranë Brindizit në Itali datohet i shek III -. I para Krishtit. Për shumë studiues, historianë e arkeologë ky mbishkrim është i shkruar në atë ashtëquajturin shkrim i vjetër grek. E vërteta qëndron se ata nuk arrijnë ta përkthejnë greqishten, por as në sllavisht pa u mbështetur në gjuhën tonë të vjetër dhe shqipërohet vetëm me të, madje me anë të gegnishtes. Si mund të quhet ose ta quajmë këtë shkrim grek? Ndodh e njëjta gjë edhe për mbishkrimet: “Lapis Niger” e “Vazot e Duenos” që mbahen për shkrimet e para latine, po në fakt fjalët janë shqipe, pra ai alfabet i përdorur për ata mbishkrime është ilir…

Në shkrimin e mësipërm kemi këto shkronja:


ANA APRODITALAHINAOFOTO

BIDD AHIPAKAOTOTORI

DDA O ATR MSKE XORRIHIBILIFA

ANA- APR-O-DITA- LA-

HINA- FOT BI-DD

-HI-PAK-A-OTOTORI-

DD A ATR-M-SKE-XOR-

RI-HI-BIL-I-FA

ANA – Hana- (Nana)

APR – Hapur

O – Osht

DITA – Ditë

LA – La

HINA – Hina

FOT – Thot

Bi – Bij

DD – DAD (Nënë)

HI – Hyj

PAK – Pak

A – ASHT – është

TEOTORI – Teodor

DD – DAD – nan

A – ASHT – Është

ATR – ATER – Atëherë

M – Ma

SKE – Ske

XOR – Zor

RI – rri

HI – HIN – Hyn

BIL – Bija

I – i

Fa – tha

– Hana – Hapur – Osht – Dita – La- / Hina – Thot – Bi – Dad – / – hi – Pak A – Teodor / – DaD – Atëherë – Ma – Ske – Zor – / Rri – Hi – Bij –  I – Tha.

ASHT HAP HANA, E DITA NA LA

HINA THOT BIJA DADES (Nanes)

HI PAK ASHT TEODORI

DADe  ATEHERE MA SKE ZOR

RRI HI BIJ I THA

Kur hëna ka dalë dhe dita po largohej, pra në muzg mbrëmje, mbase e bija ka shkuar tek personi që donte Teodori, por e kuptuar nga familjarët ajo ka kërkuar të shfaqësohej:

– Hina i thotë bija Dadës…

– Po hyra,- i thotë bija së ëmës.

– Hyra pak tek Teodori…,- pra isha pak tek Teodori…

– Dadë s’ka ma zor… Nënë po si s’të stë vjen zor (me kuptimin oj bij si s’të vjen zor).

– Rri e hi bij,- i tha atëherë e ëma, e cila i thotë mos u kthe me hy atje e rri.…

Sigurisht ose ka ndodh një tradhëti, ose një dashuri e palejuar, sepse perderisa është e shkruar në një gur tombal, por dhe nga fjalët na lihet të kuptojnë se  Dada – e ëma ka qortuar të bijën për veprimin, pasi ka shkuar tek i dashuri, dhe pse nuk duhej më të kthehej, por të rrinte tek ai.

Gjuha shqipe na lejon hapësirë asi me nje fjalë mund të përcaktojme shume veprime objekte. Pa dashur të ulim punën e të gjithë personave të tjerë që janë marrë me shqipërimin e këtij mbishkrimi, dhe shumë respekt madje, sepse është një punë shumë delikate, duke i qëndruar besnikë shqipërimit pa larguar as shtuar shkronja vetëm ata që gjenden të gdhenduara.

Në mbishkrim është shkruar Aprodita që mund të merret edhe si Afërdita, por nuk mund të kemi qartësinë që kjo mund të përdoret si mbiemër, kur e dimë shumë mirë se mbiemrat kanë lindur shumë më vonë me Republikën e Serenisimës së Venecias, kur mbiemrat u përdorën për të marrë borxhet e personave që nuk jetonin dhe nuk i kishin shlyer nga të afërm që kishin të njëjtët mbiemra. Nëse mbishkrimin “P” e ndërrojmë me “F” atëherë duhet ta ndërrojmë edhe tek fjala “Pak”.

Gjithsesi, asnjëri prej nesh nuk mund të japë një shqipërim 100 %, pasi nuk njohim gjuhën e vjetër duke i krahasuar fjalët e vjetra me fjalët e sotme, eurozioni koha ka shkatërruar shumë nga shkronjat e mbishkrimeve që ne sot mund t’i lexojmë ndrysh për ndrysh, prandaj puna e gjithsecilit prej nesh që sjell qoftë edhe mbi 80 % të shqipërimeve i ka bërë dhuratë  të çmueshme historisë shqiptare.

Edhe ky gur i thjeshtë përforcon atë mendim që historiani ynë profesor Fahri Xharra ka shkruar tek “Roma fliste Shqip”.

Gjakovë – Romë, 24.11.2020

Comments

Popular posts from this blog

Urime Ditëlindjen Babi

  Por, sot është një ditë e veçantë në familjen  tuaj! si të uroni Babin tuaj për një Ditëlindje! 1.“Me pak fjalë po me shumë dashuri! Urime për Babin më të mirë në botë, ne nuk kemi fjalë për me të falenderu për gjithçka qe ke bërë e vazhdon të bësh për ne, ishe mësuesi dhe shoqëruesi jonë gjatë gjithë këtyre viteve ,shpresoj të jesh krenarë me neve, sepse na vërtetë jemi shumë krenarë dhe me fat që kem një babë si ty ,këshillat tua janë si melodia më e ëmbel për neve ,ti je superheroi jonë i parë dhe ashtu vazhdon të mbetesh përherë, Babush fjalë ka shumë po asnjë e duhura për ta shpreh dashurinë dhe mirënjohjen qe kem për ty, thjesht faleminderit për gjithçka! Të paqim përherë, URIME DITËLINDJEN ,gezofsh e festofsh edhe shumë tjera pranë neve ,TË DUAM SHUMË” 2.“Për ditëlindje ti dëshiroj të gjitha të mirat e botës, duke filluar me shëndet, lumturi, dashuri edhe harmoni në jetën tënde. Vazhdo dhe qëndro kështu si je, me plot kuptimin e fjalës je gjithçka për mua.Të duam ne Familja jo

Fjalë të urta shqipe për Thjeshtësin

Ai që do të zihet, zihet edhe me macen. DARDHË Duro sa mund, gëzohu pa fund. VERI Dhe durimi ka kufi. JUG Dhisë kur i hanë brirët, gjen shoqe ti përpjekë. DEVOLL Edhe guri pëlcet kur nxehet. KRUJË E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh. KORÇË Fjal e ëmbël thyhen të fortin. SHKODËR Fjala e mirë në ditë të keqe. KRUJË Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq. JUG Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i del përpara as mbrapa.LUNXHERI Hiq inatin gjej rehatin. KRUJË I buti thyen të fortin. SHKODËR Kur piqen dy vezë, njëra do thyhet. VLORË Kush nuk e urdhëron dot vehten, pajtohet kollaj me të keqen. VLORË Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur. VLORË Lumi i thellë, nuk rrëmben. JUG Me gojë i afron, me gojë i largon shokët. KOSOVË Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni. MILOT Mëngjesi është më i mençëm se nata. TIRANË Mos i fryj zjarrit se të djeg. JUG Mos merr si pushka e jevgut. TIRANË Mos nxirr vrerë prej goje të hidhërohesh, po nxirr s

Urime ditëlindjen Mami

  Urime ditëlindjesh për Mamin ose Nënën në gjuhën Shqipe të gatshme! Gezuar ditëlindjen mami im! 1. “E shtrenjta ime…gëzuar ditëlindjen! Të të them që je mami më e mira në botë, nuk do të bënte aspak çudi sepse cilado nënë e tillë është për fëmijën e saj. Të të them sa shumë të dua, edhe kjo është një gjë shumë normale, çdo fëmijë e do nënën e tij. Ajo që unë nuk do të rresht kurrë së bëri është të të falenderoj për çdo sekondë të jetës tënde që më je dedikuar mua dhe do të lutem që këto sekonda të zgjasin sa më shumë, sepse unë pa ty nuk do të isha kjo që jam dhe jam e sigurt që për sa më shumë kohë të të kem pranë, aq më me vlerë do jenë ditët, muajt, jeta ime. Ti je bekim për këdo që të ka pranë vetes. Në këtë botë, unë nuk kam njohur qoftë edhe një njeri të vetëm të të afrohet për së largu për të gjitha vlerat që ti ke si femër, si bashkëshorte, si nënë, si vajzë, si bashkëpunotore, por mbi të gjitha si NJERI. E di që këto fjalë duken të ekzagjeruara për ata që nuk të njohin, por