Skip to main content

Liqeni i Ujmanit – historia, faktet dhe të dhënat e plota përmes dokumenteve të kohës

 

Ndërtimi i liqenit të Ujmanit ka filluar në vitin 1972 në afërsi të fshatit Ujman,nga edhe e ka marrë emrin dhe ka përfunduar në vitin 1977. Hidrocentrali është bërë në vitin 1986, vit në të cilin është kompletuar edhe ndërtimi i pjesës veriore të hidrosistemit.

I gjithë ky projekt është realizuar pas miratimit të Ligjit për Ratifikimin e Kontratës mbi Projektin në mes të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK) së atëhershme dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim e Zhvillim, Nr. 777-YU (Ndërtimi i hidrosistemit ‘Ibër” për disa qëllime). Ligji është publikuar në Fletorën Zyrtare të KSAK Nr. 12 datë 26 Prill 1972. Siç mund të lexohet në Fletoren Zyrtare, Kryetar i Kuvendit të KSAK-së, në atë kohë ka qenë Ilaz Kurteshi.

Foto: Ballina e Fletorës Zyrtare të KSAK Nr. 12 datë 26 Prill 1972, ku është botuar Ligji Nr. 777-YU.


Liqeni i Ujmanit është pjesë e Hidrosistemit “Ibër-Lepenc”, i cili përbën një sistem kompleks të pendave, hidrocentraleve dhe kanaleve të ujitjes. Ky hidrosistem përbëhet nga dy njësi: pjesa veriore e cila bazohet në rrjedhat dhe potencialin e lumit Ibër dhe pjesa jugore e cila bazohet në resurset e lumit Lepenc. Pjesa veriore e hidrosistemit ka përfshirë ndërtimin e pendës dhe hidrocentralit “Ujmani”, ndërtimin e pendës së vogël “Pridvorica”, sistemit të stacioneve të pompimit dhe kanaleve nëntokësore dhe mbitokësore të ujitjes.


Financimi i ndërtimit të projektit është bërë nga kredia e marr nga Banka për Rindërtim dhe Zhvillim ( 45 milionë dollarë) dhe një pjesë është siguruar nga buxheti i Kosovës. Projektin e Liqenit e ka hartuar ndërrmarrja ”Energoprojekti” e Beogradit, kurse në ndërtimin e tij kanë marrë pjesë ndërmarrjet: Hidrogradnja, Hidrotehnika, KNI ”Ramiz Sadiku”, Rudis nga Sllovenia dhe shumë nënkontraktorë të tjerë.


Në kohën e ndërtimit të projektit Komuna e Zubin Potokut nuk ka ekzistuar. Procedurat e eksporpruimit (shpronësimit), vlerësimit dhe kompenzimit të pronarëve i ka bërë Komuna e Mitrovicës, me ekspertë shqiptarë e serbë. Edhe pse pronarët kishin marrë kompensimin për tokat e marra nga realizimi i projektit, pas vitit 1981 politika e Beogradit e sulmonte Prishtinën se ndërtimi i projektit ka qenë në shërbim të shpërnguljes së serbëve nga Kosova.


Është folur shumë për rëndësinë strategjike, ekonomike e sociale të Liqenit të Ujmanit ose sikur njihet ndryshe Liqeni i Gazivodës. Në vijim po ofrojmë disa fakte dhe shifra që e argumentojnë rëndësinë multi- dimensionale që ka ky liqen akumulues për Kosovën.


  1. Pjesa më e madhe e Liqenit të Ujmanit (rreth 75%) shtrihet në territorin e Republikës së Kosovës përkatësisht në veri-perëndim të vendit, konkretisht në Komunën e Zubin Potokut, ndërsa rreth 25% e sipërfaqes së liqenit shtrihet në Serbi, në komunat Tutinit dhe Novi Pazarit.
  2. Penda e Ujmanit është një prej pendëve më të mëdha në Evropë, me një gjatësi prej 460 metra dhe lartësi 107 metra.
  3. Liqeni i Ujmanit është më i madhi në Kosovë me sipërfaqe prej 11.9 kilometra katrorë dhe rreth 370 milionë m3 ujë.
  4. Gjatësia e liqenit është 16.5 km, gjerësia 1.10 km ndërsa thellësia maksimale 105 m.
  5. Në pjesën e pendës së liqenit është instaluar edhe hidrocentrali me dy turbina që prodhon 35 MegaWatt energji elektrike për orë.
  6. Kanali apo hidrosistemi Ibër-Lepenc që furnizohet me ujë nga Liqeni i Ujmanit është 49 kilometra i gjatë dhe ka kapacitet për ujitjen e rreth 12 mijë hektarëve të tokës bujqësore në disa rajone të Kosovës.
  7. Ky hidrosistem menaxhohet nga Ndërmarrja publike “Ibër-Lepenci” me seli në Prishtinë, e cila është themeluar në vitin 1967.
  8. Në fillim të viti 2008 kjo ndërmarrje është shëndërruar në ndërmarrje të ekonomisë së ujërave “Ibër-Lepenci”, shoqëri aksionare 100 përqind nën pronësinë e Qeverisë së Kosovës.
  9. Aktualisht ndërmarrja “Ibër-Lepenci” ka rreth 200 të punësuar.
  10. Uji nga ky liqen përdoret edhe për ftohje gjatë procesit të prodhimit të energjisë elektrike në Termocentralet Kosova A dhe Kosova B, për nevoja industriale të fabrikës së Feronikelit në Gllogovc dhe për nevojat industriale të kompleksit Trepça.
  11. Përmes këtij liqeni sigurohet furnizimi me ujë edhe për disa komuna të vendit si: Mitrovicë, Vushtrri, Gllogovc, Skënderaj, Obiliq dhe Fushë Kosovë.
  12. Liqeni dhe zona përreth tij përdoren edhe për peshkim, rekreacion, sport dhe turizëm.
  13. Në rastet e thatësisë ekstreme, uji nga Ujmani përdoret për mbushje të dy liqeneve tjera akumulues (Liqenit të Batllavës dhe Liqenit të Badovcit) uji i të cilëve përdoret për pije për banorët e komunave të Regjionit të Prishtinës.
  14. Liqeni i Ujmanit gëzon edhe statusin e zonës së mbrojtur ujore me rëndësi të veçantë të shpallur nga Qeveria e Republikës së Kosovës me propozimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Harta e Sistemit të Ujitjes Ibër-Lepenc

Comments

Popular posts from this blog

Urime Ditëlindjen Babi

  Por, sot është një ditë e veçantë në familjen  tuaj! si të uroni Babin tuaj për një Ditëlindje! 1.“Me pak fjalë po me shumë dashuri! Urime për Babin më të mirë në botë, ne nuk kemi fjalë për me të falenderu për gjithçka qe ke bërë e vazhdon të bësh për ne, ishe mësuesi dhe shoqëruesi jonë gjatë gjithë këtyre viteve ,shpresoj të jesh krenarë me neve, sepse na vërtetë jemi shumë krenarë dhe me fat që kem një babë si ty ,këshillat tua janë si melodia më e ëmbel për neve ,ti je superheroi jonë i parë dhe ashtu vazhdon të mbetesh përherë, Babush fjalë ka shumë po asnjë e duhura për ta shpreh dashurinë dhe mirënjohjen qe kem për ty, thjesht faleminderit për gjithçka! Të paqim përherë, URIME DITËLINDJEN ,gezofsh e festofsh edhe shumë tjera pranë neve ,TË DUAM SHUMË” 2.“Për ditëlindje ti dëshiroj të gjitha të mirat e botës, duke filluar me shëndet, lumturi, dashuri edhe harmoni në jetën tënde. Vazhdo dhe qëndro kështu si je, me plot kuptimin e fjalës je gjithçka për mua.Të duam ne Familja jo

Urime ditëlindjen Mami

  Urime ditëlindjesh për Mamin ose Nënën në gjuhën Shqipe të gatshme! Gezuar ditëlindjen mami im! 1. “E shtrenjta ime…gëzuar ditëlindjen! Të të them që je mami më e mira në botë, nuk do të bënte aspak çudi sepse cilado nënë e tillë është për fëmijën e saj. Të të them sa shumë të dua, edhe kjo është një gjë shumë normale, çdo fëmijë e do nënën e tij. Ajo që unë nuk do të rresht kurrë së bëri është të të falenderoj për çdo sekondë të jetës tënde që më je dedikuar mua dhe do të lutem që këto sekonda të zgjasin sa më shumë, sepse unë pa ty nuk do të isha kjo që jam dhe jam e sigurt që për sa më shumë kohë të të kem pranë, aq më me vlerë do jenë ditët, muajt, jeta ime. Ti je bekim për këdo që të ka pranë vetes. Në këtë botë, unë nuk kam njohur qoftë edhe një njeri të vetëm të të afrohet për së largu për të gjitha vlerat që ti ke si femër, si bashkëshorte, si nënë, si vajzë, si bashkëpunotore, por mbi të gjitha si NJERI. E di që këto fjalë duken të ekzagjeruara për ata që nuk të njohin, por

Fjalë të urta shqipe për Thjeshtësin

Ai që do të zihet, zihet edhe me macen. DARDHË Duro sa mund, gëzohu pa fund. VERI Dhe durimi ka kufi. JUG Dhisë kur i hanë brirët, gjen shoqe ti përpjekë. DEVOLL Edhe guri pëlcet kur nxehet. KRUJË E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh. KORÇË Fjal e ëmbël thyhen të fortin. SHKODËR Fjala e mirë në ditë të keqe. KRUJË Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq. JUG Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i del përpara as mbrapa.LUNXHERI Hiq inatin gjej rehatin. KRUJË I buti thyen të fortin. SHKODËR Kur piqen dy vezë, njëra do thyhet. VLORË Kush nuk e urdhëron dot vehten, pajtohet kollaj me të keqen. VLORË Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur. VLORË Lumi i thellë, nuk rrëmben. JUG Me gojë i afron, me gojë i largon shokët. KOSOVË Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni. MILOT Mëngjesi është më i mençëm se nata. TIRANË Mos i fryj zjarrit se të djeg. JUG Mos merr si pushka e jevgut. TIRANË Mos nxirr vrerë prej goje të hidhërohesh, po nxirr s