Por, sot është një ditë e veçantë në familjen tuaj! si të uroni Babin tuaj për një Ditëlindje!
1.“Me pak fjalë po me shumë dashuri! Urime për Babin më të mirë në botë, ne nuk kemi fjalë për me të falenderu për gjithçka qe ke bërë e vazhdon të bësh për ne, ishe mësuesi dhe shoqëruesi jonë gjatë gjithë këtyre viteve ,shpresoj të jesh krenarë me neve, sepse na vërtetë jemi shumë krenarë dhe me fat që kem një babë si ty ,këshillat tua janë si melodia më e ëmbel për neve ,ti je superheroi jonë i parë dhe ashtu vazhdon të mbetesh përherë, Babush fjalë ka shumë po asnjë e duhura për ta shpreh dashurinë dhe mirënjohjen qe kem për ty, thjesht faleminderit për gjithçka! Të paqim përherë, URIME DITËLINDJEN ,gezofsh e festofsh edhe shumë tjera pranë neve ,TË DUAM SHUMË”
2.“Për ditëlindje ti dëshiroj të gjitha të mirat e botës, duke filluar me shëndet, lumturi, dashuri edhe harmoni në jetën tënde. Vazhdo dhe qëndro kështu si je, me plot kuptimin e fjalës je gjithçka për mua.Të duam ne Familja jote pamasë dhe të falënderohem Ty edhe Nënës tonë për çdo sakrificë dhe sfidë që keni kaluar për ne, për të qëndruar aty ku jemi sot, fal juve. Festofsh edhe shumë vite të tjera! Urime ditëlindjen të paça gjithmonë Babi më i miri”
3.“Babi im, Heroi im, Krenaria ime. Urime ditëlindja. Je njeriu me vlerat më të larta njerëzore që unë njoh. Paç shëndet, shumë dashuri, gëzime të pafundme, suksese të shumta dhe mbarësi. Qofsh i lumtur gjthmonë, pranë njerëzve tu të dashur.
4.“Urime ditëlindjen babai më i mirë dhe shoku më i mirë. Uroj më të mirat për ty dhe faleminderit që ke qenë shembulli më i mirë në botë. Jam me fat
5. Gëzuar ditëlindjen Babi Jam vajza më me fat në botë që të kam ty Baba, të falendëroj që më përkrahë gjithmonë në realizimin e ëndërrave të mia. Besoj se edhe ti je krenar me mua,Ti je gjithë krenaria ime.
6. Sot Babi im ka Ditelindjen ..shuum urime peeer ty u befsh 100 vjec babush i shtrenjt te uroj shum shendet dhe lumturi dhe faleminderit qe na mbeshtet e ndihmon ne cdo drejtim te jetes!
7. I shtrejte babai im…Jam un vajza jote e pare…ajo vajze qe ka bere gabime ne jete dhe ka kuptuar shum…ajo vajze qe bene gjithcka qe te ndjehesh krenare per vajze qe ke dhe ke rrit…ajo vajze qe eshte krenare per ty….per edukate dhe kulturen qe me ke dhene…per dashurin….Gjithe jeten tende po punon per familjen duke punuar pa pushuar asnje dite…duke na plotesuar cdo deshire….duke na dhene te gjitha nevojat qe kemi nevoje….duke na dhene te gjitha kushtet….babi kur un te dal te punoj kur un te behem me familje do ta kuptoj cdo te thote te jesh prinder….cdo te thote te rritesh tre femije…..cdo te thote te jap dhe te marr nga jeta…dhe cfare do te thote familje….babi im ka shum fjale per te thene qe nuk mbarojne…te dua shum dhe jam shum e kenaqer e lumtur dhe krenare qe kam nje baba si ti….I shtrejti baba….ti dhe mami jeni pasuria ime…per ju te dy fal dhe jeten…ju dua shum…
8.Babi im i shtrenjt, me mirenjohje te thelle me dalin keto fjale nga shpirti. Je si nje idhull per mua, je heroi im, je shembulli me i mire ne rrugen qe une ndjek. Je shoku me i denje qe kam, je mirkuptuesi me i mire per mua. Ne cdo cast te veshtire qe kam kaluar gjithmone ke qene si nje busull drejtuese per mua. Je kritiku qe me ka frenuar qe pa hedhur hapin e gabuar, je keshilluesi me i sakte e qe me bere te mos gaboj kurre ne jete. Te dua shume shume sepse kam gjakun tend, sepse jam bija jote qe nuk te zhgenjeu kurre. Gjithmone do ndjehem krenare per ty. Ke qene babai ideal per mua. I tille do mbetesh deri ne fund … edhe ne kujtimet e mia.
9.Dua te flas per ty o baba , por fjale nuk po di te nxjerr nga goja . Dua te shkruaj per ty , por gishtat me shikojne me percmim . E dine qe s’jam dhe s’do jem i afte kurre te te ngrej ne piedestalin qe meriton dhe e dine qe s’jam i zoti te thur fjale , per te perqafuar imazhin tend aq sa dua. Sa dua te te ngjaj mor bab. Sa dua te ecen ne hapat e tua . Sa krenar jam kur me pyesin njerezit se biri i kujt jam . Kalove nje jete me halle ne kurriz. Kurre nuk ta vleresuam o shpirt i vllait . Si motorr punon nga mengjesi deri ne darke . Si luan perpiqesh te cash ne kete bote te eger , vetem e vetem , qe ne folene tende te kete jete e mireqenie. Dua te te puth rrudhat ne ball or bab , dua te te shtrengoj fort kraharor dhe te te them me zemer ” Faleminderit ” Eh ta dish sa e embel me duket ajo shpulla jote . Eh ta dish sesa me nevojitet sot. Sa te drejte paske patur te gjithcka …. Sa i qete ndjehem kur ti je ne kete bote . Kushdo mund te me hedhi tutje , kushdo mund te me zhgenjeje , kushdo mund te tradhetoje , por ti kurre. Mos me ler vetem ne kete bote se pa ty jam askushi. Ti je jasteku ku une mbeshtes koken . Ti je vendi ku une gjej te verteten. Ti je babai im. E di qe kurre nuk i mbajta dot premtimet sic duhet ti mbaja . E di qe kurre nuk bera ate gje qe ti deshe . Kurre nuk ta degjova fjalen me vemendje dhe gjithmone te kundershtova . Me kerkove korrektesine dhe kurre nuk e zbatova . Te turperova ne shume vende . Vuajte nje jete por imazhin tend ne shoqeri e mbajte te paster me nder dhe une ….. eh mer bab sa shume te detyrohem. Me dhe frymen e me rrite . Me gatove e me hape syte per jeten . Me bere burre dhe me forcove . Dhe e di qe kurre nuk do mundem te ta shperblej. Degjoja nje kenge para ca ditesh dhe ishte dedikuar babait . Fjalet e saj me rrembyen dhe me hodhen ne ujvarat qe buronin mall , respekt , dashuri dhe deshire per te qene prane teje. Vete me thoje gjithmone ” Cfaredo te behesh apo te arrish ne jete , para prindit mbetesh – femije – ” ” Te perulem dhe me dashurine dhe respektin suprem te lutem : Mos me ler vetem ne kete bote , se pa ty jam askushi ! “
10.“Se Babushi ka ditëlindjen. E çuditshme, sa shpejt vijnë ditëlindjet e prindërve. Megjithatë, edhe pse kalendari vazhdon punën e tij, ky Bosi këtu ka zgjedhur krejt tjetër rrugë. Ka vendosur të jetë aq sa ndihet, aq sa transmeton, aq sa shohim ne familja dhe ajo që ne shohim tek ai është vetëm deshirë për të përhapur mirësi, dashuri dhe energjinë më pozitive të mundshme. Kështu qofsh gjithmonë i shtrenjti ynë, ne të duam shumë si shembulli i një Babai të suksesshëm në të gjitha drejtimet. Të du fort. P.s. E çfarë do më shumë një djalë si unë, perveçse një Baba si ti, që akoma vdes për Mamin tim…?!?”
Comments
Post a Comment