Skip to main content

Ceremoni rituale në Rekën e Epërme (festa e Shynzherxhit ose e Shën Gjergjit)

 

Shkruan: Edibe Selimi–Osmani

Reka e Epërme ,si veçori traditash shkon me krahinën e Dibrës me qendër qytetin Dibër. Shtrihet në vise malore në rrjedhën e sipërme të lumit Radika, i cili derdhet në Drinin e Zi. Si krahinë kemi Rekën, e ndarë në: Reka e Epërme, në rrjedhën e  sipërme të Radikës dhe Reka e Poshtëme në rrjedhën e poshtëme të të njëjtit lumë.

Reka e Epërme është e përbërë kryesisht nga popullsi e besimit  ortodoks, po ka aty dhe jo pak popullsi myslimane. Materiali është mbledhur përgjithësisht ndër ortodoksë. Aty ka dhe popullsi që flet vetëm maqedonisht e që përgjithësisht quhet sllave maqedonase. Por duhet të dijmë se sipas disa burimeve të shkruara,popullsia  e Rekës së Epërme deri në vitet ‘60 të shekullit XIX e tëra fliste shqip e pra ishte shqiptare.

Në tre dhjetëvjetshat e fundit të e të të njëjtit  shekull është shpërbërë në anë gjuhësore. Për ta sllavizuar atë ndikoi administrata shtetërore: aty u hapën shkolla vetëm në gjuhën maqedone, u dërguan gjyqtarë, psalltë, ikonografë maqedonas dhe kështu u arrit që një pjesë e popullsisë të nxjerrë nga përdorimi gjuhën shqipe. (Shih për këtë “Echo  de Bulgarie” Sofia, 1913,nr.4   faq.2).

Në materialet e hulumtuara në Rekën e Epërme për festat e motmotit mbizotërojnë ritet krishtere të kombinuara aty-këtu   me rite pagane. Ritet e Ditës së Verës dhe të Shën Gjergjit  janë të thuash se të gjitha me natyrë pagane.

Shën Gjergji -Emri Gjergj rrjedh nga greqishtja e vjetër që do të thotë bujk. Por, në origjinë kjo festë ka pasur të bëjë me kultin e  pjellorisë e të prodhimtarisë bujqësore. Më vonë kjo festë ndër popuj të ndryshëm u “kristianizua”, në rite. Madje, Shën Gjergji na paraqitet në piktura kishtare e në përgjithësi në mitologjinë kristine dhe si simbol i kristianizmit kundër paganizmit, por në botëkupimin popullor këtë ide klerikët nuk e futën dot. Kjo festë  njihej, pothuajse në të gjitha krahinat e vendit tonë, në  Jug e në Veri. Shqiptarët e kremtonin kudo me të njëjtat rite dhe vetëm emrin ruan kristian, kurse në mbrendësi ka të bëjë me rite të krakterit parakirstian. Më tepër kjo njihet si festë e blegtorisë dhe me së shumti ritet e zakonit i përkasin pikërisht asaj (blegtorisë), por ka dhe disa rite shumë domethënëse të krakterit bujqësor. (Citat: Mark Tirtja, Kulte të bujqësisë  dhe të blegtorisë në popullin tonë. Etnografia shqiptare IX ,1978 fq   137-208)

E enjtja e madhe e Shën Gjergjit (Reka e Epërme)

Është dita e enjte para Shën Gjergjit. Përgatitjet përë Festën e Larit, pastrimi i shtëpisë dhe të gjitha punët fillojnë disa ditë përpara.

Ritualet i nisin fëmijët deri në moshën 13 vjeç. Pa dallim feje  dhe gjinie ata tubohen lagje-lagje dhe me këngë këpusin degë bimësh të caktuara, si degë shelgu, thane, mbledhin lule të quajtura “lula hikri”, “garicvet” e tjera. Gjatë rrugës  fëmijët (vajzat këndojnë. Ata u gëzohen natyrës, gjelbërimit, qyqes, dallëendyshes, çka e vëmë re në këngët e shumta që këndohen. Ne veçuam këngën:


O, ç’kinndn shyshjs, në gjeth të njomë

Shyshen, o mori dalldyshen-o!

O, xhethi njom’ i trimave

Shyshen o mori, dalldyshen-o!

O, kindon shyshja, mshehun ishte-o!

Shyshen, o mori, dalldyshen-o!

O, mshehun ishte në garicvet,

O, gaicvetit naj vinte era,

O, shyshen, o mori, dalldyshen-o!

O, i  vinte era, se duel prandvera,

Shyshen, o mori, dalldyshen-o!

Me degët e bimëve stolisen ahuret, dritaret, dera e shtëpisë.

Virgjilla e Shynzherxhit – Reka e Epërme – Vigjilja e Shën Gjergjit (5 Maj)


Rite të njëjta ndeshim si te myslimanët, ashtu edhe te të krishterët. Në të gjitha cerominët rituale, femra është në qendër të veprimit. Ajo kujdeset, jo vetëm për lutjet rituale që i  kushtohen kulturave bujqësore e në radhë të parë plleshmërisë së tokës, por ajo është edhe udhëheqëse e gjithë organizimit  shtëpiak. Që në mëngjes sjell nga kroi i fshatit ujë “të ri” stërpik për anëtarët e familjes, oborrin, magjen, vatrën e zjarrit, mbush ptinin. Pastaj gatuan bukën ritual që quhet Kulaçkë Shynzherxhi. Gjatë gatimit amvisat pëshpërisin 3 herë fjalët: “T’kite bereqet shpija”. Amvisa krypos kafshët shtëpiake me lula hikri. Vajzat shpejtojnë se cila do të fshijë e para oborrin. Kulti i bimësisë, i pjellorisë e mbarësisë zë  një vend shumë të rëndësishëm në këtë festë.

Është dita kur takohen të gjitha femrat. Ato, pa dallim feje grupe-grupe dalin në natyrë. Po përmendim disa ventakime në disa fshatra. Për shemubll, ato të fshatit Bibaj, Nistrovë dhe Nivishtë tubohen në vendin e quajtur Gurët e Vranit; ato të fshatit Zhuzhnjë te Bigori i Nivishtës, fshatarët e Sencës në venin e quajtur Sterillas fshatarët e Vërbenit në vendin e quajtur te Livadhet e Turkut, ata të Leunovës në vendin e quajtur  Podina të fshatit Duf te Gropa e Shabanit.

Nuset e reja që janë martuar atë vit janë të veshura me kostumin kombëtar, me  petkat  e  mira. Edhe vajzat e gratë e tjera janë të veshura me teshat e reja të bukura. Gjatë rrugës për në vendtakime, kënga, defi dhe vallja nuk pushojnë. Të krishterat, ato më plakat, ndalen në kishën e fshatit ndezin qiri dhe prapë vazhdojnë rrugën. Brezi i moshuar i grave të krishtera kujtojnë ditët e rinisë dhe ia fillojnë këngës:


Exhi mori exhi, se na erdh Xhynzherxhi,


Shynzherxhi ke dera, me dhen e me shqera.


E me nuse t’reja, oooih!

Shynzherxhi ke shpija,

Dë na gzohen nuset e fmija,oooih!

E da shkojmë te kisha-o!

De ndezim shyri (qiri) oooih!

Lum te ta kush o i-rije-o!

Nuset me marhoma,

De gzohen baba e nona ,

Gjemt ma alltija-o!

Do t’u gzohet shpija, ooih!


Në vendtakimet nuset bëjnë divan, kurse grupi i vajzave u afrohet nuseve.


O mal, o mal njom o,

Sa shumë, trima kishnje-o,

Martina s’u kizhnje!

Da  çoj do t’u bije  martina Shypnije!

Se mu kishin hije ,

O mal,o mal njom –o!

Sa xhumë nuxe kishnje-o

Fjutra nuk u kishnje-o!

Da çoj da t’u bije,

Se m’u kishnjin hije…


Vajzat e varin patkonin me kujdes  në degët e shelgut ose të ndonjë druri tjetër të gjelbëruar në afërsi të arës. Thejnë degë shelgu  të njoma dhe i ngulin në arë. Pasi kryejnë ceremonitë rituale, vazhdojnë rrugën për në shtëpi. Numri i këngëve që këndohen gjatë rrugës është i madh. Shënuam dhe këngën:


Aqe poshtë, te do venja,

Uha, medet-o!

Aqe ishin shtatë bilbilat,

Uha, medet-o!

Kur kesh cucë pa kunorë,

Xhith beqarët i kishnja n’dorë,

Uha, medet-o!

Kur kesh cucë, kesh mbret,

Uha, medet-o!

U bofsh gruje, u bofsh nalet,

Uha, medet-o!

Në këtë trevë çdo familje kujdeset për zjarrin e Shën Gjergjit në shtëpi. Vitet e fundit nëpër shtëpiat e fshatrave ndeshim shumë pak vatra. Por, vendasit e kësaj krahine na thonë se zjarrit të Shën Gjergjit i japin rëndësi; është keq të fiket gjatë natës. Besohet se po u fik, ajo shtëpi nuk do të kishte përparim. Edhe darkës së natës së Shën Gjergjit, amvisa i kushton kujdes. Ajo përgatit darkën solemne për anëtarët e familjes. Është zakon të  ziejnë sarmë e të bëjnë ëmbëlsira.

(Citat nga vepra “Rite e besime popullore në viset e Tetovës dhe të Gostivarit” – Edibe-Selimi Osmani, 1997 Shkup, faq.62)

Kjo krahinë dita ditës shpërbëhet, ka shumë pak banorë, por  shkrimet gjatë ekspeditave të bëra ngelen të paharruara.

5.05.2020

Tetovë

Comments

Popular posts from this blog

Urime Ditëlindjen Babi

  Por, sot është një ditë e veçantë në familjen  tuaj! si të uroni Babin tuaj për një Ditëlindje! 1.“Me pak fjalë po me shumë dashuri! Urime për Babin më të mirë në botë, ne nuk kemi fjalë për me të falenderu për gjithçka qe ke bërë e vazhdon të bësh për ne, ishe mësuesi dhe shoqëruesi jonë gjatë gjithë këtyre viteve ,shpresoj të jesh krenarë me neve, sepse na vërtetë jemi shumë krenarë dhe me fat që kem një babë si ty ,këshillat tua janë si melodia më e ëmbel për neve ,ti je superheroi jonë i parë dhe ashtu vazhdon të mbetesh përherë, Babush fjalë ka shumë po asnjë e duhura për ta shpreh dashurinë dhe mirënjohjen qe kem për ty, thjesht faleminderit për gjithçka! Të paqim përherë, URIME DITËLINDJEN ,gezofsh e festofsh edhe shumë tjera pranë neve ,TË DUAM SHUMË” 2.“Për ditëlindje ti dëshiroj të gjitha të mirat e botës, duke filluar me shëndet, lumturi, dashuri edhe harmoni në jetën tënde. Vazhdo dhe qëndro kështu si je, me plot kuptimin e fjalës je gjithçka për mua.Të duam ne Familja jo

Fjalë të urta shqipe për Thjeshtësin

Ai që do të zihet, zihet edhe me macen. DARDHË Duro sa mund, gëzohu pa fund. VERI Dhe durimi ka kufi. JUG Dhisë kur i hanë brirët, gjen shoqe ti përpjekë. DEVOLL Edhe guri pëlcet kur nxehet. KRUJË E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh. KORÇË Fjal e ëmbël thyhen të fortin. SHKODËR Fjala e mirë në ditë të keqe. KRUJË Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq. JUG Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i del përpara as mbrapa.LUNXHERI Hiq inatin gjej rehatin. KRUJË I buti thyen të fortin. SHKODËR Kur piqen dy vezë, njëra do thyhet. VLORË Kush nuk e urdhëron dot vehten, pajtohet kollaj me të keqen. VLORË Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur. VLORË Lumi i thellë, nuk rrëmben. JUG Me gojë i afron, me gojë i largon shokët. KOSOVË Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni. MILOT Mëngjesi është më i mençëm se nata. TIRANË Mos i fryj zjarrit se të djeg. JUG Mos merr si pushka e jevgut. TIRANË Mos nxirr vrerë prej goje të hidhërohesh, po nxirr s

Urime ditëlindjen Mami

  Urime ditëlindjesh për Mamin ose Nënën në gjuhën Shqipe të gatshme! Gezuar ditëlindjen mami im! 1. “E shtrenjta ime…gëzuar ditëlindjen! Të të them që je mami më e mira në botë, nuk do të bënte aspak çudi sepse cilado nënë e tillë është për fëmijën e saj. Të të them sa shumë të dua, edhe kjo është një gjë shumë normale, çdo fëmijë e do nënën e tij. Ajo që unë nuk do të rresht kurrë së bëri është të të falenderoj për çdo sekondë të jetës tënde që më je dedikuar mua dhe do të lutem që këto sekonda të zgjasin sa më shumë, sepse unë pa ty nuk do të isha kjo që jam dhe jam e sigurt që për sa më shumë kohë të të kem pranë, aq më me vlerë do jenë ditët, muajt, jeta ime. Ti je bekim për këdo që të ka pranë vetes. Në këtë botë, unë nuk kam njohur qoftë edhe një njeri të vetëm të të afrohet për së largu për të gjitha vlerat që ti ke si femër, si bashkëshorte, si nënë, si vajzë, si bashkëpunotore, por mbi të gjitha si NJERI. E di që këto fjalë duken të ekzagjeruara për ata që nuk të njohin, por