Skip to main content

Plisi, dëshmi e përhershme historike


Të shkruash histori përkundër situatës shumë të nderë politike që mbretëron në tokat shqiptare (Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni), situatë e cila ndjellë një zymti kombëtare është guxim i madh. E nesërmja është e pa–parashikueshme. Por, unë po vazhdoj me atë që ma do zemra, dhe të presim rezultatet e kësaj amullie historike!

Nga Fahri Xharra

Historia jonë shkon shumë thellë në kohë, në lashtësinë e saj. Jemi dëshmitarë të një simboli që fatbardhësisht është ruajtur gjer më sot mbi kokat tona e ai është Plisi. Por, nuk është vetëm plisi, është edhe gjuha jonë që i ka dhënë emër plisit dhe më të edhe kohës së stërlashtë.

Qëllimi i studimit nuk ishte thjesht të kënaqim kërshërinë tonë në lidhje me Plisin e shqiptareve Synimi ishte të dëshmonim se edhe një popull si ay shqipëtar, për të cilin studiuesit ankohen se s’kanë të dhëna historike për origjinën, besimin dhe gjuhën e tyre, mbart brenda traditës së tij fakte, jo vetëm për Lashtësinë e tij, por edhe të shumë popujve të tjerë, që deri më sot janë të mbuluara me mister ose janë keqshpjeguar nga ana shkencore. Vetë emrat e lashtë dhe të sotëm për Zotin dhe simbolin e tij, nuk mund të shpjegohen pa ndihmën e gjuhës dhe traditës së shqiptarëve.

Plisi-qeleshja, simbolizon gjysmën e veze hyjnore, nga e cila veze doli Perëndia, e cila krijoi çdo gjë. Me pak fjalë krijoi jetën. Është mjaft interesante të vëzhgosh se si për shembull nusja, kur hyn për herë të parë në shtëpi te dhëndrit, asaj, i duhet të ulet në një Plis-qeleshe të kthyer mbrapsht dhe ta vendose një Plis-qeleshe tjetër në kokë. Në ketë tradicion kulturor Shqiptar, me ritin e nuses, ne shqiptarët, nuk bëjmë gjë tjetër, se shprehim një skenë të gjenezit, pra siç Perëndia doli nga veza hyjnore, apo veza e botëve dhe solli jetën, ashtu edhe nusja “del nga veza” dhe sjell jetën ne atë shtëpi, ku martohet.


Nga një shëtitje virtuale nëpër qytetin e Pompeit i nxora ca foto të afreskeve dhe pikturave murale të historisë së lashtë pellazge që pa dashtas nga falsifikatorët kanë mbetur edhe sot e kësaj dite

Arkeologët na tregojnë që qyteti i Pompeit ishte ngritur në shekujt 7-të dhe 6-të para Krishtit nga Oskanët (sipas literaturës, popull i vjetër pellazg) në populli në Italinë qendrore, i cili ishte një kryqëzim rrugësh të popujve të vjetër pellazgë. Qyteti ishte pushtuar edhe nga “ grekët” (ah, grekët!) dhe fenikasit. Sipas Strabonit, Pompei ishte pushtuar edhe nga etruskët, në të cilin zbulimet e reja i tregojnë shkrimet etruske të shekullit VI.

Emri “Pompei” sipas studjuesit Theodor Kraus i ka rrënjët në gjuhën e vjetër Oskane që do të “thoshte pesë, numri pesë, pra bashkësia e pesë fshatrave që dikur e formonin Pompein ose nga një grup i madh familiar – gens Pompeia”.

Për mua shumë e rëndësishme që nuk është fjalë latine, gjuhë fatkeqësisht e krijuar nga romakët. Në pikëpamjen e zhdukjes së gjuhëve pellazge, Roma ishte masakruesi më i madh. Fatkeqësi historike!

Që të mos zgjatem më shumë në historinë e qytetit të lashtë Oskan të Pompeit të shtojë edhe këtë “sipas Plinit të Riut, Pompei është prishur disa herë nga dridhje të tokës të vogla, të cilat nuk e alarmonin popullatën e kohës, por me 5 Shkurt të vitit 62 para Krishtit qytetin e goditi një tërmet i madh shkatërrues. Sulmi i fundit natyror që e goditi Pompein përfundimisht ishte shpërthimi vulkanit të Vezuvit në vitin 79 para Krishtit, ia cili ia dha tmerrin e fundit.

Perandoria romake me shekuj e kishte harruar Pompein.

Rrëmbimi i Kasandrës nga Ajaksi-afreska në Shtëpinë e Menadrit në Pompei, Itali


Gjykimi i Parizit, i cili e thërret Zeusin që zgjidhë problemin e zgjedhjes së tij në mes Athenes, Afërditës dhe Heres. Parizi i Luftes së Trojës me plisin frigas.


Skenë nga Pompei, Akili me Plis


Afreska e paraqet një skenë nga Lufta e Trojës, Kasandra mundohet të mbrohet duke u “lidhur” për statujën e Athenes dhe afër saj i ati Priami i pafuqishëm duke shikuar. Kjo pikturë është edhe sot në muzeun natyror të Pompeit në shtëpinë e Menandrit që gjendet në Vicolo del Menandro. Pa pikë habije, edhe pse fshehja e të vërtetës së Luftës së Trojës është në çdo shkrim për antikuitetin, e vërteta e Plisin nuk ka mundur të iu ikë artistëve të pikturës “Ajaksi me Plis”.

Shtëpia e Faunës me mbi 3 mijë metra katrorë, kjo shtëpi në Pompei është më e madhja në qytetin e vjetër të Pompeit. Faktikisht, kjo shtëpi e madhe është ndërtuar në fillim të shekullit të dytë para Krishtit she njihet për mozaikët e famshme dhe të çmuara. E shihni Aleksandrin e Madh pas fitores kundër Dariusit, mbretit të Persisë?

Comments

Popular posts from this blog

Urime Ditëlindjen Babi

  Por, sot është një ditë e veçantë në familjen  tuaj! si të uroni Babin tuaj për një Ditëlindje! 1.“Me pak fjalë po me shumë dashuri! Urime për Babin më të mirë në botë, ne nuk kemi fjalë për me të falenderu për gjithçka qe ke bërë e vazhdon të bësh për ne, ishe mësuesi dhe shoqëruesi jonë gjatë gjithë këtyre viteve ,shpresoj të jesh krenarë me neve, sepse na vërtetë jemi shumë krenarë dhe me fat që kem një babë si ty ,këshillat tua janë si melodia më e ëmbel për neve ,ti je superheroi jonë i parë dhe ashtu vazhdon të mbetesh përherë, Babush fjalë ka shumë po asnjë e duhura për ta shpreh dashurinë dhe mirënjohjen qe kem për ty, thjesht faleminderit për gjithçka! Të paqim përherë, URIME DITËLINDJEN ,gezofsh e festofsh edhe shumë tjera pranë neve ,TË DUAM SHUMË” 2.“Për ditëlindje ti dëshiroj të gjitha të mirat e botës, duke filluar me shëndet, lumturi, dashuri edhe harmoni në jetën tënde. Vazhdo dhe qëndro kështu si je, me plot kuptimin e fjalës je gjithçka për mua.Të duam ne Familja jo

Fjalë të urta shqipe për Thjeshtësin

Ai që do të zihet, zihet edhe me macen. DARDHË Duro sa mund, gëzohu pa fund. VERI Dhe durimi ka kufi. JUG Dhisë kur i hanë brirët, gjen shoqe ti përpjekë. DEVOLL Edhe guri pëlcet kur nxehet. KRUJË E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh. KORÇË Fjal e ëmbël thyhen të fortin. SHKODËR Fjala e mirë në ditë të keqe. KRUJË Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq. JUG Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i del përpara as mbrapa.LUNXHERI Hiq inatin gjej rehatin. KRUJË I buti thyen të fortin. SHKODËR Kur piqen dy vezë, njëra do thyhet. VLORË Kush nuk e urdhëron dot vehten, pajtohet kollaj me të keqen. VLORË Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur. VLORË Lumi i thellë, nuk rrëmben. JUG Me gojë i afron, me gojë i largon shokët. KOSOVË Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni. MILOT Mëngjesi është më i mençëm se nata. TIRANË Mos i fryj zjarrit se të djeg. JUG Mos merr si pushka e jevgut. TIRANË Mos nxirr vrerë prej goje të hidhërohesh, po nxirr s

Urime ditëlindjen Mami

  Urime ditëlindjesh për Mamin ose Nënën në gjuhën Shqipe të gatshme! Gezuar ditëlindjen mami im! 1. “E shtrenjta ime…gëzuar ditëlindjen! Të të them që je mami më e mira në botë, nuk do të bënte aspak çudi sepse cilado nënë e tillë është për fëmijën e saj. Të të them sa shumë të dua, edhe kjo është një gjë shumë normale, çdo fëmijë e do nënën e tij. Ajo që unë nuk do të rresht kurrë së bëri është të të falenderoj për çdo sekondë të jetës tënde që më je dedikuar mua dhe do të lutem që këto sekonda të zgjasin sa më shumë, sepse unë pa ty nuk do të isha kjo që jam dhe jam e sigurt që për sa më shumë kohë të të kem pranë, aq më me vlerë do jenë ditët, muajt, jeta ime. Ti je bekim për këdo që të ka pranë vetes. Në këtë botë, unë nuk kam njohur qoftë edhe një njeri të vetëm të të afrohet për së largu për të gjitha vlerat që ti ke si femër, si bashkëshorte, si nënë, si vajzë, si bashkëpunotore, por mbi të gjitha si NJERI. E di që këto fjalë duken të ekzagjeruara për ata që nuk të njohin, por