Skip to main content

Kafeja bën magji në flokun tuaj! Ja çfarë ndodh nëse ndërprisni konsumimin e kafeinës



Shumë prej nesh ka menduar të lërë kafenë në një moment të jetës.

Por përveç sforcimit për të përballuar ditën pa filxhanin e kafes në mëngjes, mund të humbni disa përfitime për shëndetin dhe bukurinë e flokëve tuaj.

Me sa duket kafeja mund të bëjë shumë më tepër sesa t’ju ndihmojë të ngriheni nga shtrati në mëngjes.

Burimi: Bright Side

1.Flokët mund të rriten më ngadalë- Nëse jeni duke u përpjekur të rritni flokët tuaj më shpejt, pirja e një filxhani kafe në ditë mund të ju ndihmojë! Kafeina sulmon dihidrotestosteronin - një hormon që mund të shkaktojë humbje të flokëve. Ndihmon gjithashtu qelizat e flokëve në prodhimin e më shumë përbërjeve organike që ndihmojnë flokët kur janë në fazën aktive të rritjes.

2.Mund të humbasin shkëlqimin e zakonshëm- Ndërsa aplikimi i serumeve të flokëve mund t’ju ndihmojë të ringjallni flokët e pajetë, ato sigurojnë vetëm rezultate të përkohshme. Për shkak se kafeina rrit qarkullimin e gjakut, ndihmon në shpërndarjen e lëndëve ushqyese në rrënjët e flokëve, duke i bërë fijet tuaja me shkëlqim natyror.

3.Floku mund të dobësohet dhe majat të këputen- Përveçse që ju mban zgjuar në mëngjes, kafeja mund të forcojë flokët tuaj. Rritja e qarkullimit së gjakut në lëkurën e kokës pengon që gjëndrat e flokëve të dobësohen, duke parandaluar rënien e flokëve dhe duke i bërë më të fortë.

4.Volumi i flokëve po ashtu mund të ulet- Për shkak se kafeina përmirëson rrjedhën e gjakut, ajo gjithashtu ndihmon që flokët të bëhen më të trashë dhe më të plotë.

5.Mund të jetë më e vështirë për t’i krehur apo stiluar flokët- Kafeina mund t'ju ndihmojë të zbutni flokët e pabindur. Kur rrënjët e flokëve marrin mjaftueshëm vitamina dhe lëndë ushqyese, flokët janë më të butë dhe më të kontrollueshëm.

Comments

Popular posts from this blog

Urime Ditëlindjen Babi

  Por, sot është një ditë e veçantë në familjen  tuaj! si të uroni Babin tuaj për një Ditëlindje! 1.“Me pak fjalë po me shumë dashuri! Urime për Babin më të mirë në botë, ne nuk kemi fjalë për me të falenderu për gjithçka qe ke bërë e vazhdon të bësh për ne, ishe mësuesi dhe shoqëruesi jonë gjatë gjithë këtyre viteve ,shpresoj të jesh krenarë me neve, sepse na vërtetë jemi shumë krenarë dhe me fat që kem një babë si ty ,këshillat tua janë si melodia më e ëmbel për neve ,ti je superheroi jonë i parë dhe ashtu vazhdon të mbetesh përherë, Babush fjalë ka shumë po asnjë e duhura për ta shpreh dashurinë dhe mirënjohjen qe kem për ty, thjesht faleminderit për gjithçka! Të paqim përherë, URIME DITËLINDJEN ,gezofsh e festofsh edhe shumë tjera pranë neve ,TË DUAM SHUMË” 2.“Për ditëlindje ti dëshiroj të gjitha të mirat e botës, duke filluar me shëndet, lumturi, dashuri edhe harmoni në jetën tënde. Vazhdo dhe qëndro kështu si je, me plot kuptimin e fjalës je gjithçka për mua.Të duam ne F...

Liqeni i Ujmanit – historia, faktet dhe të dhënat e plota përmes dokumenteve të kohës

  Ndërtimi i liqenit të Ujmanit ka filluar në vitin 1972 në afërsi të fshatit Ujman,nga edhe e ka marrë emrin dhe ka përfunduar në vitin 1977. Hidrocentrali është bërë në vitin 1986, vit në të cilin është kompletuar edhe ndërtimi i pjesës veriore të hidrosistemit. I gjithë ky projekt është realizuar pas miratimit të Ligjit për Ratifikimin e Kontratës mbi Projektin në mes të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK) së atëhershme dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim e Zhvillim, Nr. 777-YU (Ndërtimi i hidrosistemit ‘Ibër” për disa qëllime). Ligji është publikuar në Fletorën Zyrtare të KSAK Nr. 12 datë 26 Prill 1972. Siç mund të lexohet në Fletoren Zyrtare, Kryetar i Kuvendit të KSAK-së, në atë kohë ka qenë Ilaz Kurteshi. Foto: Ballina e Fletorës Zyrtare të KSAK Nr. 12 datë 26 Prill 1972, ku është botuar Ligji Nr. 777-YU. Liqeni i Ujmanit është pjesë e Hidrosistemit “Ibër-Lepenc”, i cili përbën një sistem kompleks të pendave, hidrocentraleve dhe kanaleve të ujitjes. Ky hidrosis...

Fjalë të urta Shqiptare

Burrë e grua si mish e thua Dardha bien nën dardhë Dëgjo shtatë a tetë dhe përseri bëj si di vetë Fashati që duket, s’do kallauz Fjalët jane gra, veprat burra I duruari, i fituari I zoti e nxjerr gomarin nga balta. Kush s’ka kokë, ka këmbë ! Mos i shiko gunën por shikoji punën Punën e sotme, mos e lër për nesër Qengji mir thith dy nëna Rigoni s’bëhet lis. Sa të rrosh, do mësosh Shtriji këmbët sa ke jorganin Ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron! Atdheu është në rrezik atëherë kur njerëzit e padijshëm fillojnë të mendojnë se janë të dijshëm. Rrustem Haradinaj/Prishtinë Ara ime varri im. LABËRI Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit. KORÇË Kur ti shikon dike edhe ata të shikojnë ty* Valdrin Moorina Atdheu e nana nuk harrohen. TROPOJË Atdheu mbi të gjitha. VLORË Ai që lë arën e vetë, nget arën e huaj. KORÇË Balta më e ëmbël se mjalta. GJIROKASTËR Bijë vendi pikë argjendi. BERAT Bukë e hi në shtëpi. PËRMET Çdo hi në vatrën e tij. JUG Çdo komb t’i vërë vetes një vlere, atë i venë ...