Skip to main content

Fjalët e fundit të Gjergj Fishtës

 

POETI I KOMBIT AT GJERGJ FISHTA

Shkrimtari i madh i letrave shqipe dhe autori i “Lahutës së Malcis”, u nda nga jeta më 30 dhjetor të vitit 1940, në spitalin civil të Shkodrës. Para disa kohësh janë ndarë me publikun, detaje të rëndësishme të ditëve të fundit të jetës së tij.

Në studimin e Fr. Agustin Gemelli, shkruhet: “At Gjergj Fishta, pak para se të ndahej nga kjo jetë, pasi u la porosi rinisë françeskane të provincës shqiptare, e mbyllte testamentin e tij me këto fjalë: “Po vdes i kënaqur, sepse kam punuar për fe, për Atdhe e për provincën tonë”.

Ndërkohë, sipas At Viktor Volajt, bashkëpunëtor i afërt i poetit, Gjergj Fishta para se të vdiste kishte përmendur nevojën për rishikimin e “Lahutës së Malcisë” dhe kishte përsëritur fjalën “i kryqëzuemi” në latinisht. Ai kishte kërkuar t’i pikturonin në murin përballë shtratit të tij skena nga “Gjyqi i fundit”.

Edhe Patër Marin Sirdani, filolog e mik i poetit, shkruan në librin e përgatitur nga Benedikt Dema, se Fishta e mbylli testamentin e vetë me këto fjalë: “Po des konden (i kënaqur) përse kam punue për fe, Atdhe e për provincën tonë”.

Ndërkohë, Lasgush Poradeci shkruante se mesazhi i fundit i poetit Gjergj Fishta janë fjalët e tij thënë një françeskani që i qëndronte te koka në çastet e fundit: “Po vdes. Ju tash keni me mendue për salikim, por edhe kombi ka të drejtë për rreth meje”.

Ndërsa, italiani Enriko Grasi, që e kishte njohur nga afër poetin, duke folur për popullaritetin e tij në të gjitha shtresat e popullsisë, pohon se prej një të riu shkodran kishte dëgjuar se fjalët e fundit të shenjta të Fishtës kishin qenë: “Jo për tjetër, por sepse po lë armikun mbi truallin shqiptar, mua më vjen keq që më duhet të vdes”.

Gjergj Fishta lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Fillimisht punoi si bari, por shumë shpejt, kur ishte 6 vjeç, zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon mësimet në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë, afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe “Ushtrimet e para poetike”. Më 1893 i kreu studimet shkëlqyeshëm.

Krijimtaria artistike

Gjergj Fishta ishte i pari shkrimtar shqiptar, i propozuar për çmim ‘Nobel’, prozator, poet, përkthyes; “Militant i letërsisë shqipe” – cilësuar nga Lasgush Poradeci dhe “Poet kombëtar i shqiptarëve” nga Eqrem Çabej.

Poezinë e parë Fishta e botoi në “Albania”, më 1899, me pseudonimin e popullit. Gjatë veprimtarisë së dendur botuese, e cila përveçse në librat, u publikua edhe në 15 gazeta e revista të kohës brenda edhe jashtë vendit, veprimtaria e tij përfshin 40 vite të jetës, ku ai përdori 24 pseudonime.

Si krijues Fishta, në radhë të parë ishte poet. Përkushtimin më të madh e pati ndaj epikës. “Lahutës së Malësisë”, veprës së jetës, ai i kushtoi 40 vjet punë. Ndërsa, vepra tjetër epike “Moisi Golemi dhe Deli Cena” u botua jo plotësisht në shtypin periodik. Tonet e madhërishme heroike, burimësia e papërsëritshme e përfytyrimeve, shqiptarësia në dhënien e mjediseve, heronjve dhe rrethanave kanë bërë që Fishta si epik të quhej “Homer i Shqipërisë”.

Ndërthurjet e ndryshme të mitologjisë me realitetin, ashpërsia e stilit, mendimi i fuqishëm filozofik, dramaciteti i veprës kanë bërë që Fishta të krahasohet në këtë lëmë me Gëten e Danten.

Fishta arriti të botojë këngët e para të “Lahuta e Malcisë”, kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Tre vjet më vonë botoi përmbledhjen satirike “Anzat e Parnasit” dhe më 1909 përmbledhjen lirike “Pika veset”, më 1913 boton “Mrizi i Zanave”. Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931, Greqia i jep dekoratën “Foenix “. Më 1939, Italia e bën anëtar të Akademisë së saj.

Në tetor 1913 botoi revistën “Hylli i dritës”, ndërsa më 23 tetor 1913 shpalosi flamurin kombëtar në kishën e Shkodrës, duke e lidhur atë me drita me xhaminë, për të treguar unitetin mes shqiptarëve. Gjergj Fishta mori shumë medalje të ndryshme nga populli i Shkodrës, i Beratit, mbreti i Austrisë, nga Greqia dhe Turqia. Vetëm pas viteve ’90-të, krijimtaria e Fishtës zuri vendin e merituar në letërsinë dhe në kulturën tonë kombëtare.


Aktiviteti patriotik

Deri më 1899 Fishta shkruante me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar të 1899, ai u bë bashkëthemelues dhe pjesëtar aktiv i shoqërisë “Bashkimi”, që e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe.

Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër, deri atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai vendosi gjuhën shqipe, si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908, ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit, si përfaqësues i shoqërisë “Bashkimi”.

U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit. Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ai e priti me entuziasëm të veçantë, por Luftën Ballkanike dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë të madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive ndërkombëtare. Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publicistike, që boton në revistën “Hylli i dritës”, revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor të 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën “Posta e Shypnisë” (1916-1917) dhe më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin, “Komisinë letrare” që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare.

Mbarimi i Luftës së Parë Botërore përkon me pjekurinë e plotë të personalitetit të Fishtës si poet, si intelektual dhe politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit të 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920, zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar, zgjidhet nënkryetar, ku kreu veprimtari të denduara politike. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit më 1924. Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri dhe vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali, ku ndërkohë krijon, boton e riboton pareshtur. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave, tragjedive, etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i “Lahutës së Malcisë” në 1937.

Comments

Popular posts from this blog

Urime Ditëlindjen Babi

  Por, sot është një ditë e veçantë në familjen  tuaj! si të uroni Babin tuaj për një Ditëlindje! 1.“Me pak fjalë po me shumë dashuri! Urime për Babin më të mirë në botë, ne nuk kemi fjalë për me të falenderu për gjithçka qe ke bërë e vazhdon të bësh për ne, ishe mësuesi dhe shoqëruesi jonë gjatë gjithë këtyre viteve ,shpresoj të jesh krenarë me neve, sepse na vërtetë jemi shumë krenarë dhe me fat që kem një babë si ty ,këshillat tua janë si melodia më e ëmbel për neve ,ti je superheroi jonë i parë dhe ashtu vazhdon të mbetesh përherë, Babush fjalë ka shumë po asnjë e duhura për ta shpreh dashurinë dhe mirënjohjen qe kem për ty, thjesht faleminderit për gjithçka! Të paqim përherë, URIME DITËLINDJEN ,gezofsh e festofsh edhe shumë tjera pranë neve ,TË DUAM SHUMË” 2.“Për ditëlindje ti dëshiroj të gjitha të mirat e botës, duke filluar me shëndet, lumturi, dashuri edhe harmoni në jetën tënde. Vazhdo dhe qëndro kështu si je, me plot kuptimin e fjalës je gjithçka për mua.Të duam ne Familja jo

Fjalë të urta shqipe për Thjeshtësin

Ai që do të zihet, zihet edhe me macen. DARDHË Duro sa mund, gëzohu pa fund. VERI Dhe durimi ka kufi. JUG Dhisë kur i hanë brirët, gjen shoqe ti përpjekë. DEVOLL Edhe guri pëlcet kur nxehet. KRUJË E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh. KORÇË Fjal e ëmbël thyhen të fortin. SHKODËR Fjala e mirë në ditë të keqe. KRUJË Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq. JUG Gurit të rrokullisur dhe të dehurit mos i del përpara as mbrapa.LUNXHERI Hiq inatin gjej rehatin. KRUJË I buti thyen të fortin. SHKODËR Kur piqen dy vezë, njëra do thyhet. VLORË Kush nuk e urdhëron dot vehten, pajtohet kollaj me të keqen. VLORË Kush e qit koburen, se fut pa zbrazur. VLORË Lumi i thellë, nuk rrëmben. JUG Me gojë i afron, me gojë i largon shokët. KOSOVË Me njoftë veten asht urti, me qeverisë veten, është trimni. MILOT Mëngjesi është më i mençëm se nata. TIRANË Mos i fryj zjarrit se të djeg. JUG Mos merr si pushka e jevgut. TIRANË Mos nxirr vrerë prej goje të hidhërohesh, po nxirr s

Urime ditëlindjen Mami

  Urime ditëlindjesh për Mamin ose Nënën në gjuhën Shqipe të gatshme! Gezuar ditëlindjen mami im! 1. “E shtrenjta ime…gëzuar ditëlindjen! Të të them që je mami më e mira në botë, nuk do të bënte aspak çudi sepse cilado nënë e tillë është për fëmijën e saj. Të të them sa shumë të dua, edhe kjo është një gjë shumë normale, çdo fëmijë e do nënën e tij. Ajo që unë nuk do të rresht kurrë së bëri është të të falenderoj për çdo sekondë të jetës tënde që më je dedikuar mua dhe do të lutem që këto sekonda të zgjasin sa më shumë, sepse unë pa ty nuk do të isha kjo që jam dhe jam e sigurt që për sa më shumë kohë të të kem pranë, aq më me vlerë do jenë ditët, muajt, jeta ime. Ti je bekim për këdo që të ka pranë vetes. Në këtë botë, unë nuk kam njohur qoftë edhe një njeri të vetëm të të afrohet për së largu për të gjitha vlerat që ti ke si femër, si bashkëshorte, si nënë, si vajzë, si bashkëpunotore, por mbi të gjitha si NJERI. E di që këto fjalë duken të ekzagjeruara për ata që nuk të njohin, por