Skip to main content

Urime për Shën Valentin

Kush është Shën Valentini dhe pse festohet kjo ditë?

Shën Valentini, zyrtarisht Shën Valentini i Romës, ishte një shenjtor i njohur romak i shekullit të III, i cili festohet më 14 shkurt dhe është i lidhur që nga mesjeta me një traditë dashurie elegante.

Gjithçka që dihet sigurt për shenjtorin është emri i tij dhe se ai ra dëshmor dhe u varros në një varrezë në Via Flaminia, afër urës Milviane në veri të Romës më 14 shkurt. Është e paqartë nëse Shën Valentini ishte një shenjtor i vetëm apo bashkimi i dy shenjtorëve me emër të njejtë.

Dita e Shën Valentinit është festë zyrtare në Bashkësinë Anglikane si dhe në Kishën Luterane. Në Kishën Ortodokse Lindore, Shën Valentini, meshtari i Romës festohet më 6 korrik dhe Hieromartir Valentini festohet më 30 korrik. Megjithatë, për shkak të paqartësive të këtyre dy shenjtorëve në lindje, në kalendarin kishtar përëndimor,Shën Valentini është i shënuar më 14 shkurt.

Shën Valentini festohet në shumë shtete rreth botës, mirëpo nuk është festë zyrtare në shumicën prej tyre.

Legjenda thotë se Shën Valentini i Romës u burgos për shkak se organizonte dasma për ushtarë të cilëve u ishte ndaluar martesa dhe se u shërbentë të krishterëve, që ishin të persekutuar nga Perandoria Romake. Sipas legjendës, gjatë burgosjes së tij, ai e shëroi bijën e burgosësit të tij, Asteriusit. Një zbukurim i kësaj historie thotë se para ekzekutimit të tij ai ia shkroi asaj një letër të nënshkruar në fund me “Valentini juaj”.

Dita fillimisht u lidh me dashurinë romantike në mesjetë, kur tradita e dashurisë elegante po lulëzonte. Në Anglinë e shekullit të XVIII, ajo evoluoi në një ditë në të cilën të dashuruarit ia shprehnin dashurinë njëri-tjetrin përmes luleve, ëmbëlsirave, kartolinave dhe dhurata të tjera. Në Evropë, Çelësa të Shën Valentinit u jepen partnerëve “si simbol romantik dhe si ftesë për ta hapur zemrën e dhuruesit”, si dhe fëmijëve, për ta mënjanuar epilepsinë (e njohur si Sëmundja e Shën Valentinit). Simbolet e Shën Valentinit që përdoren sot përfshijnë vizatimet e zemrës, pëllumbat, dhe figura e zotit të dashurisë, Kupidit, me krahë. Që nga shekulli i XIX,dhurata për Shën Valentin më e popullarizuar është kartolina me mesazh dashurie.


Urime për Shën Valentin

Më poshtë keni një listë mesazhesh dashurie, disa prej tyre të shoqëruara me foto të bukura, të cilat mund t’i përdorni si dhurata për Shën Valentin për më të dashurit tuaj. Shpresojmë që të ju pëlqejnë!

Edhe pse thonë se koha hakmerret me harresë ndaj kujtimeve, dashuria ime për ty kurrë nuk do të zbehet.          

Ajo që bëhet për hir të dashurisë është përtej të mirës dhe së keqes. Kisha dashur që kurrë të mos përfundojnë ato ditë.

Gjithçka, çdo gjë që e kuptoj, unë e kuptoj vetëm për shkak të dashurisë.

Arti i dashurisë është kryesisht arti i këmbënguljes.

Dashuria dhe qielli e bëjnë njeriun qiellor.–

Jam unë që të thërras me zë të shurdhër dhe vuaj brenda vetes këtë dashuri. Të dua me shpirt.

Nuk di. Nuk njoh. Nuk dua të kuptoj. Nuk dua veç? të harroj!

Përse sonte yjet nuk shkëlqejnë? A thua edhe ata mungesën tënde e ndjejnë?

Nëse do kërkoja dashurinë dhe lumturinë, atë do ta gjeja vetëm te ti, dhe për ty do sakrifikoj e do të kërkoj derisa zemra të më punoj, sepse unë s’mundem tjetër të dashuroj.

As që kam menduar se do të ndihem ndonjëherë ashtu si atë ditë.

E kam frikë të mbes në vetmi se të dua dhe ti atë e di. Dhe nëse ty s’të kam këtu atëherë nuk mundem më me jetu’!

Dashuritë e mëdha janë të rralla, siç janë të rralla veprat e mëdha.

Mallin e kam ruajtur në zemër, ka shumë kohë unë s’?të kam parë, sytë e tu s’?i kam harruar, të dua si më parë!

Mos harro se pa ty çdo gjë është e kotë, mos harro se të dua më shumë se dje, sot.

Dy lule çelin, ato herdokurdo thahen, por zemrat tona kurrë nuk do të ndahen.

Pa ty, hëna nuk ka dritë; pa ty, dielli nuk rrezit; pa ty, jeta ime nuk ka kuptim se ty të dua – veç ty, shpirti im!

Shpesh deti flet me fjalë të largta, thotë gjëra që askush s’i di, vetëm kush di të dëgjojë mund të kuptojë, por ti dëgjo zemrën time do të të thotë “të dua”… “të dua përjetësisht”!

Tërë një libër në një fjalë, i tërë oqeani në një pikë loti, shtatë palë qiell në një shikim, fortunë në një ofshamë, rrufe në një prekje, njëmijë vjet në një çast – kjo është dashuria që kam për ty.

Puthjet më të ëmbla ti m’i ke dhuru’, jetën ty ta fala kur më the “të du’”.

Fshihen germat e dy emrave,

Pikon gjaku i dy zemrave,

Rrjedh loti i dy syve

Vuajnë zemrat e të dyve.

Sa mundem të shoh, sytë e mi ty do të kërkojnë, sa mua më rrah zemra, ty do të kujtoj!

Në zemrën time është një bashçe, në atë bashçe gjindet një lule e ajo lule më je ti!

S`arrija të kuptoja pse kaq shumë të doja. Nuk e kuptoja pse nuk flija dhe në shtrat të mendoja.

Gjithmonë një buzëqeshje më përkëdhel krejt fytyrën kur kujtoj sytë e tu.

Pastaj në vetmi ngela në dhomë me shoqerinë e lotëve në sy dhe me zemrën e lënduar për një vajzë, se nuk mund të jetoj dot unë pa ty!

Veç një çast do doja, veç një çast, zërin ta dëgjoja; do të doja veç fytyrën ta shikoja; do të doja veç një çast me ty të qëndroja; do të doja veç një çast puthjen tënde ta shijoja.

Me ty më qeshte zemra edhe kur ajo qante, me ty më ngrohte dielli edhe kur binte shi.

Edhe pse nuk jemi bashkë, ende të dua dhe gjithmonë do të dua.

Gjithçka që dëshiroja netë dhe ditë të tëra, ishte të të dashuroja me gjithë fuqinë e qenies sime.

Lutesha që të pranoje të qëndroje pranë meje deri në fund të jetës sime.

Mos mendo se për ty poezia ime ka marrë fund, sepse fundi nuk i vjen kurrë edhe nëse ty s’të takoj askund.

I shkruaj një femre që e dua shumë, i shkruaj i shkruaj, dorën s’mund ta ndal, i shkruaj në mëngjes, ditën, në mbrëmje, në mesnatë, i shkruaj dhe kur jam në gjumë. I shkruaj pa zemër se zemrën time e ka ajo të falur nga unë.

Më fal zemër se ndoshta më fjalët e mia të lëndova, më fal shpirt se ndoshta nga dashuria të gjykova.

Kur të bie shi, dil nga shtëpia dhe lëri pikat që bien të të prekin. Janë puthjet e dashurisë që prej shumë kohesh kam dashur të t’i jap.

Bie të fle, tek ti mendoj, në ëndrrat e gjumit ty të shikoj, zgjohem në mëngjes ty të imagjinoj, për tërë jetën ty të dashuroj.

Kur më dhe dashurinë – zbulova jetën, kur të dhashë veten time – zbulova lumturinë.

Comments

Popular posts from this blog

Urime Ditëlindjen Babi

  Por, sot është një ditë e veçantë në familjen  tuaj! si të uroni Babin tuaj për një Ditëlindje! 1.“Me pak fjalë po me shumë dashuri! Urime për Babin më të mirë në botë, ne nuk kemi fjalë për me të falenderu për gjithçka qe ke bërë e vazhdon të bësh për ne, ishe mësuesi dhe shoqëruesi jonë gjatë gjithë këtyre viteve ,shpresoj të jesh krenarë me neve, sepse na vërtetë jemi shumë krenarë dhe me fat që kem një babë si ty ,këshillat tua janë si melodia më e ëmbel për neve ,ti je superheroi jonë i parë dhe ashtu vazhdon të mbetesh përherë, Babush fjalë ka shumë po asnjë e duhura për ta shpreh dashurinë dhe mirënjohjen qe kem për ty, thjesht faleminderit për gjithçka! Të paqim përherë, URIME DITËLINDJEN ,gezofsh e festofsh edhe shumë tjera pranë neve ,TË DUAM SHUMË” 2.“Për ditëlindje ti dëshiroj të gjitha të mirat e botës, duke filluar me shëndet, lumturi, dashuri edhe harmoni në jetën tënde. Vazhdo dhe qëndro kështu si je, me plot kuptimin e fjalës je gjithçka për mua.Të duam ne F...

Liqeni i Ujmanit – historia, faktet dhe të dhënat e plota përmes dokumenteve të kohës

  Ndërtimi i liqenit të Ujmanit ka filluar në vitin 1972 në afërsi të fshatit Ujman,nga edhe e ka marrë emrin dhe ka përfunduar në vitin 1977. Hidrocentrali është bërë në vitin 1986, vit në të cilin është kompletuar edhe ndërtimi i pjesës veriore të hidrosistemit. I gjithë ky projekt është realizuar pas miratimit të Ligjit për Ratifikimin e Kontratës mbi Projektin në mes të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK) së atëhershme dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim e Zhvillim, Nr. 777-YU (Ndërtimi i hidrosistemit ‘Ibër” për disa qëllime). Ligji është publikuar në Fletorën Zyrtare të KSAK Nr. 12 datë 26 Prill 1972. Siç mund të lexohet në Fletoren Zyrtare, Kryetar i Kuvendit të KSAK-së, në atë kohë ka qenë Ilaz Kurteshi. Foto: Ballina e Fletorës Zyrtare të KSAK Nr. 12 datë 26 Prill 1972, ku është botuar Ligji Nr. 777-YU. Liqeni i Ujmanit është pjesë e Hidrosistemit “Ibër-Lepenc”, i cili përbën një sistem kompleks të pendave, hidrocentraleve dhe kanaleve të ujitjes. Ky hidrosis...

Urime ditëlindjen Mami

  Urime ditëlindjesh për Mamin ose Nënën në gjuhën Shqipe të gatshme! Gezuar ditëlindjen mami im! 1. “E shtrenjta ime…gëzuar ditëlindjen! Të të them që je mami më e mira në botë, nuk do të bënte aspak çudi sepse cilado nënë e tillë është për fëmijën e saj. Të të them sa shumë të dua, edhe kjo është një gjë shumë normale, çdo fëmijë e do nënën e tij. Ajo që unë nuk do të rresht kurrë së bëri është të të falenderoj për çdo sekondë të jetës tënde që më je dedikuar mua dhe do të lutem që këto sekonda të zgjasin sa më shumë, sepse unë pa ty nuk do të isha kjo që jam dhe jam e sigurt që për sa më shumë kohë të të kem pranë, aq më me vlerë do jenë ditët, muajt, jeta ime. Ti je bekim për këdo që të ka pranë vetes. Në këtë botë, unë nuk kam njohur qoftë edhe një njeri të vetëm të të afrohet për së largu për të gjitha vlerat që ti ke si femër, si bashkëshorte, si nënë, si vajzë, si bashkëpunotore, por mbi të gjitha si NJERI. E di që këto fjalë duken të ekzagjeruara për ata që nuk të njohin, ...