Skip to main content

Sami Frashëri – Thëniet më të bukura të tij

 

Sami Frashëri është ideologu më i shquar i lëvizjes sonë kombëtare.


Si udhëheqës ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet një nga personalitetet më të rëndësishëm të Rilindjes, por edhe një poliglot që dinte plot tetë gjuhë të huaja.


Thëniet më të bukura të tij…


  1. Fjalët e keqdashësit janë si qymyri. Po s’të dogjën, të nxijnë!
  2. Njerëzit janë të njëjtë para natyrës, edukata i bën të dallohen.
  3. Njeriut të drejtë shumë rrallë i plotësohen dëshirat, por gjithmonë është i sigurt dhe i qetë.
  4. Njerëzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqinjve.
  5. Çdo mizor e ka ditën e vet të gjykimit.
  6. Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes.
  7. Aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.
  8. Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.
  9. S’ka gjë më të keqe se të përqeshurit, sepse më shumë prek të mirët, se të këqinjtë.
  10. Shoku më i pavlefshëm është ai, i cili, për një fjalë që ka dëgjuar për shokun e tij, nuk e do më atë.
  11. Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.
  12. Duhen shumë mend, që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend.
  13. Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.
  14. Më i forti i njerëzve është ai, që është i zoti të përmbajë vetveten.
  15. Thjeshtësia e një gruaje është më e vlefshme se stolitë (diamantet) e të gjitha grave të botës.
  16. Shpata e grave është gjuha e tyre, prandaj nuk e lënë të ndryshket.
  17. Mos i thuaj gruas fjalën, që s’mund ta thuash në rrugë.
  18. Burrat besojnë se bota është krijuar vetëm për ta.
  19. Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj.
  20. Shumica e njerëzve, sidomos gratë, nuk i duan ata që i duan, por ata që i përbuzin.
  21. Vjehrra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.
  22. Për dashurinë, s’ka gjë më të ëmbël se lotët e syve, që fshihen me dorën e së dashurës.
  23. Fytyra e qeshur është kripa e bukurisë.
  24. Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.
  25. Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.
  26. Delen që ndahet nga tufa, e ha ujku.
  27. Dashuria është kripa e jetës, jeta pa dashuri s’ka asnjë shije.
  28. Arma më e mirë për ta mposhtur armikun është zemra.
  29. Mirësia që pritet të bëhet për një kohë të gjatë, humbet vlerën kur realizohet.
  30. Vetmia është më e mirë se shoku i keq.
  31. Ruaju nga miku që bisedon me armikun tënd.
  32. Pleqëria nuk është jetë.
  33. Guximi e bën njeriun të mundë luanin.
  34. Xhelozia është humnera e dashurisë.
  35. Mos iu afro atij që nuk të pret mirë, ruaju të mos e mërzitësh atë që të nderon.
  36. Shumëherë njerëzit e bëjnë mik atë që u bën keq, e armik atë që u bën mirë.
  37. Mos ki besim në njeriun që s’ka besim në ty.
  38. Mendja e njeriut kuptohet me të folur dy tri fjalë, por zemra e tij s’mund të kuptohet as për disa vjet.
  39. Nuk është pasuria ajo që sjell lumturi dhe fatkeqësi, kryesisht është morali.
  40. Ashtu sikundër mund të ndryshojë fytyra e njeriut, mund të ndryshojë edhe mendimi i tij, por zemra s’mund të ndryshojë.
  41. Kush dëshiron të duhet, le të dojë.
  42. Syri është një dritare e shpirtit.

Comments

Popular posts from this blog

Urime Ditëlindjen Babi

  Por, sot është një ditë e veçantë në familjen  tuaj! si të uroni Babin tuaj për një Ditëlindje! 1.“Me pak fjalë po me shumë dashuri! Urime për Babin më të mirë në botë, ne nuk kemi fjalë për me të falenderu për gjithçka qe ke bërë e vazhdon të bësh për ne, ishe mësuesi dhe shoqëruesi jonë gjatë gjithë këtyre viteve ,shpresoj të jesh krenarë me neve, sepse na vërtetë jemi shumë krenarë dhe me fat që kem një babë si ty ,këshillat tua janë si melodia më e ëmbel për neve ,ti je superheroi jonë i parë dhe ashtu vazhdon të mbetesh përherë, Babush fjalë ka shumë po asnjë e duhura për ta shpreh dashurinë dhe mirënjohjen qe kem për ty, thjesht faleminderit për gjithçka! Të paqim përherë, URIME DITËLINDJEN ,gezofsh e festofsh edhe shumë tjera pranë neve ,TË DUAM SHUMË” 2.“Për ditëlindje ti dëshiroj të gjitha të mirat e botës, duke filluar me shëndet, lumturi, dashuri edhe harmoni në jetën tënde. Vazhdo dhe qëndro kështu si je, me plot kuptimin e fjalës je gjithçka për mua.Të duam ne F...

Liqeni i Ujmanit – historia, faktet dhe të dhënat e plota përmes dokumenteve të kohës

  Ndërtimi i liqenit të Ujmanit ka filluar në vitin 1972 në afërsi të fshatit Ujman,nga edhe e ka marrë emrin dhe ka përfunduar në vitin 1977. Hidrocentrali është bërë në vitin 1986, vit në të cilin është kompletuar edhe ndërtimi i pjesës veriore të hidrosistemit. I gjithë ky projekt është realizuar pas miratimit të Ligjit për Ratifikimin e Kontratës mbi Projektin në mes të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK) së atëhershme dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim e Zhvillim, Nr. 777-YU (Ndërtimi i hidrosistemit ‘Ibër” për disa qëllime). Ligji është publikuar në Fletorën Zyrtare të KSAK Nr. 12 datë 26 Prill 1972. Siç mund të lexohet në Fletoren Zyrtare, Kryetar i Kuvendit të KSAK-së, në atë kohë ka qenë Ilaz Kurteshi. Foto: Ballina e Fletorës Zyrtare të KSAK Nr. 12 datë 26 Prill 1972, ku është botuar Ligji Nr. 777-YU. Liqeni i Ujmanit është pjesë e Hidrosistemit “Ibër-Lepenc”, i cili përbën një sistem kompleks të pendave, hidrocentraleve dhe kanaleve të ujitjes. Ky hidrosis...

Fjalë të urta Shqiptare

Burrë e grua si mish e thua Dardha bien nën dardhë Dëgjo shtatë a tetë dhe përseri bëj si di vetë Fashati që duket, s’do kallauz Fjalët jane gra, veprat burra I duruari, i fituari I zoti e nxjerr gomarin nga balta. Kush s’ka kokë, ka këmbë ! Mos i shiko gunën por shikoji punën Punën e sotme, mos e lër për nesër Qengji mir thith dy nëna Rigoni s’bëhet lis. Sa të rrosh, do mësosh Shtriji këmbët sa ke jorganin Ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron! Atdheu është në rrezik atëherë kur njerëzit e padijshëm fillojnë të mendojnë se janë të dijshëm. Rrustem Haradinaj/Prishtinë Ara ime varri im. LABËRI Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit. KORÇË Kur ti shikon dike edhe ata të shikojnë ty* Valdrin Moorina Atdheu e nana nuk harrohen. TROPOJË Atdheu mbi të gjitha. VLORË Ai që lë arën e vetë, nget arën e huaj. KORÇË Balta më e ëmbël se mjalta. GJIROKASTËR Bijë vendi pikë argjendi. BERAT Bukë e hi në shtëpi. PËRMET Çdo hi në vatrën e tij. JUG Çdo komb t’i vërë vetes një vlere, atë i venë ...