- Shkolla e krijon përvojën, përvoja shkollën kurrë. Rr. Haradinaj/Prishtinë
- Dita me diell duket që në mëngjes. MYZEQE
- Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu. ELBASAN
- Duhet ndarë kashta nga kokrrat. VLORË
- Dy shaka bëjnë një të vërtetë.
- Foli derës të dëgjojë dritarja. VLORË
- Foli plakës të dëgjojë nusja. JUG
- Fshati që duket s’do kallauz. KORÇË
- Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan. JUG
- Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë. BERAT
- Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht. KORÇË
- Gjuha e ka rrënjën në zemër. VERI
- Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin. VERI
- Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë. DIBËR
- Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë. JUG
- Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama. VLORË
- Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë. JUG
- Kur fjala del nga zemra, godet në zemër. BERAT
- Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer. VLORË
- Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin. SHKODËR
- Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas. PATOS
- Mos e ban penin tra. DIBËR
- Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë. KRUJË
- Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. ELBASAN
- Nuk i gjenden gjarpërit këmbët. JUG
- Nuk luan ferra kot. VLORË
- Nuk mbulohet dielli me shoshë. JUG
- Nuk qaj se s’dua burrën, po bëj zakone. VLORË
- Po të lavi, të levi dhe bishtin t’a krevi, hap sytë se të gënjevi. KORÇË
- Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë. KORÇË
- Rena a nana e tana të këqijave. KAVAJË
- S’dalin dyzet ujqër nga një drizë. JUG
- S’i bën mjekra priftërinjtë. JUG
- Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim. KORÇË
- S’mbushet thesi me gënjeshtra. GJIROKASTËR
- Shakaja është gjysma e të vërtetës. JUG
- Ti kemi sahanët pa kapakë. JUG
- Ustai, ustanë e njef në zanat. GJIROKASTËR
- Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat. SARANDË
- Barku i gjerë, truri i ngushtë. ELBASAN
- Budallai shkon tek e ngasin. ELBASAN
- Burimi i mirë duket në thatësirë. KRUJË
- Ç’i do qeni brekët. KORÇË
- Ç’ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson. PËRMET
- Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë. JUG
- Deshi të vej vetullat, nxorri sytë. JUG
- Deti ka ujë boll, po me u pi s’pihet. KOSOVË
- Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot. JUG
- E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija. JUG
- Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë. KORÇË
- Gjej vendin e bëj kuvendin. ELBASAN
- Gjuha dredhon se mendja e mëson. GJIROKASTËR
- Hekuri rrihet sa është i nxehtë. BERAT
- Humbi sëpatën, i rruat bishti. JUG
- Kali i mirë shton torbën e tij. JUG
- Kalit të mirë shtoi tagjinë. SHKODËR
- Koha vjen për atë që di ta presë. VLORË
- Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë. JUG
- Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja. JUG
- Kur gabon i mençuri çuditet budallai. MYZEQE
- Lepuri në mal, kusia në zjarr. JUG
- Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr. GJIROKASTËR
- Ma mirë të kesh mend se pare. KOSOVË
- Mendja është në majë të gjuhës. SHKODËR
- Mendja e lehtë rëndon të zonë. KRUJË
- Me një gur, ti vrave dy zogj. KUÇ-VLORË
- Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua. TIRANË
- Mos bëj petulla me ujë. DIBËR
- Mos e humb si Xhaferri simiten. ELBASAN
- Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës. KORÇË
- Mos hidh të thatën mbi të njomë. VLORË
- Mos prish sixhaden të arnosh xhyben. LUNXHËRI
- Mos shit qen të blesh këlyshë. KORÇË
- Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës. POGRADEC
- Mos u mbyt me një pikë ujë. PËRMET
- Ndoqe fillin gjete lëmshin. JUG
- Në luftë duhen shtatë hile një trimëri. SKRAPAR
- Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira. JUG
- Nuk sheh syri po sheh mendja. JUG
- Nuk të ngroh zjarri i kashtës. SKRAPAR
- Nuk të thonë: “Qysh ke qenë, po qysh je”. VLORË
- O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj. KURVELESH
- Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë. JUG
- Peshku në det, kusija në zjarr. JUG
- Për gjithë vend ka pleq me mend. VLORË
- Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim. DARDHË
- Po pate dhen gjen edhe bari. LIBRAZHD
- Prishja e shtëpisë vjen nga mend. ELBASAN
- Kam inat po nuk kam takat. BERAT
- Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh. KORÇË
- S’mbartet ujë me shportë. SHKODËR
- Si është vendi bëhet kuvendi. VERI
- S’jepet një pelë për një thelë. JUG
- S’ka varfëri i mençuri. JUG
- Shtatin pyll e mendjen fyll. SHIJAK
- Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë. JUG
- Të bënin mizat mjaltë, do t’i kishim qypat plot. KORÇË
- Thesi i zbrazët s’qëndron në këmbë. KRUJË
- U habit pas lëngut, harroi thelat. JUG
- Vajtëm për lesh e dualëm të qethur. KORÇË
- Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja. JUG
- Vëthët i nxorra po vërët i kam. JUG
- Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër. JUG
- Ç’bëhet rrallë, bëhet për mall. JUG
- Më mirë një bole sot se dy bole nesër. KAVAJË
Por, sot është një ditë e veçantë në familjen tuaj! si të uroni Babin tuaj për një Ditëlindje! 1.“Me pak fjalë po me shumë dashuri! Urime për Babin më të mirë në botë, ne nuk kemi fjalë për me të falenderu për gjithçka qe ke bërë e vazhdon të bësh për ne, ishe mësuesi dhe shoqëruesi jonë gjatë gjithë këtyre viteve ,shpresoj të jesh krenarë me neve, sepse na vërtetë jemi shumë krenarë dhe me fat që kem një babë si ty ,këshillat tua janë si melodia më e ëmbel për neve ,ti je superheroi jonë i parë dhe ashtu vazhdon të mbetesh përherë, Babush fjalë ka shumë po asnjë e duhura për ta shpreh dashurinë dhe mirënjohjen qe kem për ty, thjesht faleminderit për gjithçka! Të paqim përherë, URIME DITËLINDJEN ,gezofsh e festofsh edhe shumë tjera pranë neve ,TË DUAM SHUMË” 2.“Për ditëlindje ti dëshiroj të gjitha të mirat e botës, duke filluar me shëndet, lumturi, dashuri edhe harmoni në jetën tënde. Vazhdo dhe qëndro kështu si je, me plot kuptimin e fjalës je gjithçka për mua.Të duam ne F...
Comments
Post a Comment