Skip to main content

Fjalë të urta shqipe për Drejtësin

 

  • Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja. VLORË
  • Ban mirë e harro, ban lig e kujto. VERI
  • Bëj nder e gjej qeder. MYZEQE
  • Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli. KRUJË
  • Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket. JUG
  • E keqja nuk harrohet, e mira po. KOSOVË
  • E mira dhe e keqja nuk kanë fund. JUG
  • E mira nuk ka tavan, e liga s’ka taban. KOSOVË
  • Ha njëzet e nëntë kafshita me gjellë, s’thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin. BERAT
  • I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë. TROPOJË
  • I ligu të puth e të kafshon. JUG*I ligu ngatërron dhe yjet në qiell. JUG
  • I mirë sa më s’ka, kur fle nuk ha. JUG
  • Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë. JUG
  • Kur pi ujë, kujto burimin. VLORË
  • Kur s’më bën nder, mos më bëj qeder. BERAT
  • Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy. SHKODËR
  • Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje. SKRAPAR
  • Pyka e vet e shkyn lisin. KOSOVË
  • Pyll pa derra s’ka. ELBASAN
  • Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është … JUG
  • Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet. JUG
  • Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen. JUG
  • Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë. VLORË
  • Rrit këlyshët të të hanë kokën. DEVOLL
  • Rrufeja nuk bie në hale. TIRANË
  • Sëpatës bish mos iu ban. DIBËR
  • Ska din zemra, atje shkon mendja. SHKODËR
  • Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara. SULOVË
  • Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër. JUG
  • Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën. KOSOVË
  • Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë. KORÇË
  • Bie molla që ka krimbin. JUG
  • Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa. ELBASAN
  • Çika pa nder, si lulja pa erë. KOSOVË
  • E drejta pa forcë, s’të pi ujë. JUG
  • E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. JUG
  • Fajat janë që pjellin ligjin. JUG
  • Faji është jetim, s’i ka dalë zot njeri. ELBASAN
  • Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. JUG
  • Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë. TETOVË
  • Gabimi falet njëherë, e jo përherë. KOSOVË
  • Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët. JUG
  • Hatëri të lë pa brekë. BERAT
  • Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar. JUG
  • Ka të mençur për të marrë. MALLAKASTËR
  • Koka e falur s’pritet. JUG
  • Kur falet e liga, dënohet e mira. JUG
  • Kur ke të drejtë, lëviz dhe malet. JUG
  • Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime. DEVOLL
  • Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç’të thonë? KORÇË
  • Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin. KURVELESH
  • Kush ha bukë, bën thërrime. JUG
  • Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit. ELBASAN
  • Kyçi vihet për të ndershmin, pa rezili shpon murin. JUG
  • Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin. GJIROKASTËR
  • Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët. JUG
  • Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. JUG
  • Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën. VLORË
  • Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin. KORÇË
  • Ngarkoje tjetrin aq sa mban. GRAMSH
  • Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë. TETOVË
  • S’hahet në vend të djathit. KORÇË
  • S’hahen bashkë turp e bukë. JUG
  • Zoti vonon, po nuk harron. PËRMET
  • Vritet faji e jo njeriu. VLORË
  • Ariu s’i arrinte dot goricat e thoshte: “Qenkan të pa pjekura”. BERAT
  • Atij i thonë: “Ja ujku”, ay thotë: “Ku është gjurma”. JUG
  • Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon. BERAT
  • Ç’bluan mendja, zbulon pija. BERAT
  • Ç’ka barku, nxjerr bardhaku. JUG
  • Difton fëmija, ç’ka shtëpia. VERI
  • Dinaku hyn në pus e del pa lagur. TIRANË
  • Dinaku të çon në dyzet çezma e s’të jep ujë. PËRMET

Comments

Popular posts from this blog

Urime ditëlindjen Mami

  Urime ditëlindjesh për Mamin ose Nënën në gjuhën Shqipe të gatshme! Gezuar ditëlindjen mami im! 1. “E shtrenjta ime…gëzuar ditëlindjen! Të të them që je mami më e mira në botë, nuk do të bënte aspak çudi sepse cilado nënë e tillë është për fëmijën e saj. Të të them sa shumë të dua, edhe kjo është një gjë shumë normale, çdo fëmijë e do nënën e tij. Ajo që unë nuk do të rresht kurrë së bëri është të të falenderoj për çdo sekondë të jetës tënde që më je dedikuar mua dhe do të lutem që këto sekonda të zgjasin sa më shumë, sepse unë pa ty nuk do të isha kjo që jam dhe jam e sigurt që për sa më shumë kohë të të kem pranë, aq më me vlerë do jenë ditët, muajt, jeta ime. Ti je bekim për këdo që të ka pranë vetes. Në këtë botë, unë nuk kam njohur qoftë edhe një njeri të vetëm të të afrohet për së largu për të gjitha vlerat që ti ke si femër, si bashkëshorte, si nënë, si vajzë, si bashkëpunotore, por mbi të gjitha si NJERI. E di që këto fjalë duken të ekzagjeruara për ata që nuk të njohin, ...

Urime Ditëlindjen Babi

  Por, sot është një ditë e veçantë në familjen  tuaj! si të uroni Babin tuaj për një Ditëlindje! 1.“Me pak fjalë po me shumë dashuri! Urime për Babin më të mirë në botë, ne nuk kemi fjalë për me të falenderu për gjithçka qe ke bërë e vazhdon të bësh për ne, ishe mësuesi dhe shoqëruesi jonë gjatë gjithë këtyre viteve ,shpresoj të jesh krenarë me neve, sepse na vërtetë jemi shumë krenarë dhe me fat që kem një babë si ty ,këshillat tua janë si melodia më e ëmbel për neve ,ti je superheroi jonë i parë dhe ashtu vazhdon të mbetesh përherë, Babush fjalë ka shumë po asnjë e duhura për ta shpreh dashurinë dhe mirënjohjen qe kem për ty, thjesht faleminderit për gjithçka! Të paqim përherë, URIME DITËLINDJEN ,gezofsh e festofsh edhe shumë tjera pranë neve ,TË DUAM SHUMË” 2.“Për ditëlindje ti dëshiroj të gjitha të mirat e botës, duke filluar me shëndet, lumturi, dashuri edhe harmoni në jetën tënde. Vazhdo dhe qëndro kështu si je, me plot kuptimin e fjalës je gjithçka për mua.Të duam ne F...

Liqeni i Ujmanit – historia, faktet dhe të dhënat e plota përmes dokumenteve të kohës

  Ndërtimi i liqenit të Ujmanit ka filluar në vitin 1972 në afërsi të fshatit Ujman,nga edhe e ka marrë emrin dhe ka përfunduar në vitin 1977. Hidrocentrali është bërë në vitin 1986, vit në të cilin është kompletuar edhe ndërtimi i pjesës veriore të hidrosistemit. I gjithë ky projekt është realizuar pas miratimit të Ligjit për Ratifikimin e Kontratës mbi Projektin në mes të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK) së atëhershme dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim e Zhvillim, Nr. 777-YU (Ndërtimi i hidrosistemit ‘Ibër” për disa qëllime). Ligji është publikuar në Fletorën Zyrtare të KSAK Nr. 12 datë 26 Prill 1972. Siç mund të lexohet në Fletoren Zyrtare, Kryetar i Kuvendit të KSAK-së, në atë kohë ka qenë Ilaz Kurteshi. Foto: Ballina e Fletorës Zyrtare të KSAK Nr. 12 datë 26 Prill 1972, ku është botuar Ligji Nr. 777-YU. Liqeni i Ujmanit është pjesë e Hidrosistemit “Ibër-Lepenc”, i cili përbën një sistem kompleks të pendave, hidrocentraleve dhe kanaleve të ujitjes. Ky hidrosis...