Skip to main content

Emrat e fshatrave shqiptar ortodoks në Maqedoni


Prej disa vitesh u mora me studimet rreth gjetjes së fshatrave në Greqi që dikur kanë qenë të banuar nga shqiptarët ortodoksë dhe myslimanë. Me kalimin e viteve dhe shtypjes shtetërore shumë prej këtyre banorëve i braktisën këto fshatra dhe disa të tjerë u asimiluan duke u deklaruar grek. Sot në të vërtetë këta njerëz janë qytetar të denjë të shtet grek, por në venat e tyre kalon ADN e gjakut shqiptar që ndoshta një ditë do të ndërgjegjësohet dhe do rikthehet origjinës së saj të vërtetë.

Kaq vite janë bërë që jetoj në Maqedoni dhe shumë pak lexova për kërkimet e studiuesve dhe historianëve shqiptar të Maqedonisë që të merren me shqiptarët ortodoks të cilët prej vitesh janë detyruar të braktisin identitetin shqiptar nga presionet ose privilegjeve që u janë ofruar nga shteti sllavo-maqedonas.

Gjatë kërkimeve për të gjetur të dhëna për disa fshatra në Greqi që janë banuar me shqiptar, ndesha edhe të dhëna serioze nga burime bullgare, serbe, greke dhe franceze ku jepeshin emrat e fshatrave që janë banuar në fillim të shek.XX, nga shqiptarë myslimanë dhe ortodoksë. Prandaj sot ne do të sjellim të dhënat të përgjithshme për disa fshatra në Maqedoninë e sotme që kanë qenë banuar nga shqiptarë ortodoksë.

Studiuesit e huaj kanë qenë të njëanshëm në përgjithësi gjatë regjistrimit të popullsisë në fillim në viteve 1900, ku kanë bërë përpjekje që banorët shqiptar ti paraqisnin në bazë të fesë dhe jo kombësisë. Shumë herë ata i identifikonin shqiptarët myslimanë si turq dhe shqiptarët ortodoksë si grekë, vllehë, bullgarë apo sllavo-maqedonas. Megjithatë sot ne do sjellim fakte të pamohueshme nga regjistrat e studiuesve bullgarë që kanë bërë regjistrimin në fillim të shek.XX, në Maqedoninë Gjeografike.

 

Shqiptarët ortodoksë të Rekës

Shpeshherë kemi lexuar rreth shqiptarëve ortodoksë të Rekës në Maqedoni të cilët janë asimiluar dal ngadalë me dhunë dhe presione të tjera nga më të ndryshmet.

Historikisht me përmasa të gjera si intelektual nga Reka njihet vetëm i madhi Josif Bageri i cili ka lindur në fshatin Nistrovë në vitin 1870, fshat ky që i takonte në atë periudhë Sanxhakut të Dibrës.

Ka rreth dy vite që një tjetër shqiptar ortodoks po bënë përpjekje për ndërgjegjësimin e mijëra shqiptarëve ortodoks që deklarohen sllavo-maqedonas. Ky është Branko Manojlovski i cili ka lindur më 1941, në fshatin Kiçinicë të Rekës nga prindërit Zasfira dhe Manojl.

Në vitin 1913 e deri më 1969, Branko Manojlovski e ka patur mbiemrinTanasheviç, më tej pushteti sllavo-maqedonas ja ndryshuan nga Tanasheviç në Manojlovski. Ndërsa stërgjyshi i Brankos, Manojli dhe vëllai i tij Lazari e ka patur mbiemrin deri më 1913, Tanashi.
Studiuesi dhe shkrimtari dr.Baki Ymeri në një shkrim të tij sjellë fakte për Matej Danili(1909-1993) i cili ishte nga fshati Shtirovica e Rekës.

Në vitin 1912, familja Danili emigroi në Bukuresht të Rumanisë. Derisa sa vdiq Matej Danili krenohej për origjinë e tij shqiptare ortodokse nga Reka dhe nëpër festat ai vishej me veshjen tradicionale shqiptare të vendlindje së tij, Shtirovicës..

Një tjetër figurë Akademikë shqiptarë ortodoksë është edhe ish-Kryetari i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, Mate Matevski, për të cilin të gjithë historianët dhe studiuesit shqiptar në Maqedoni e përfolin nëpër kafene se është shqiptar ortodoks, por askush nuk është marr seriozisht me studime shkencore për tia përplasur në fytyrë këtij Akademiku që heshtë për të vërtetën e familjes së tij që është me gjak e gjuhë shqiptar.

Mendoj që ka ardhur koha që të merremi më seriozisht me studimet në drejtim të shqiptarëve ortodoks dhe katolik me qëllim që gjuha shqipe e tyre atërore mos të jetë një Atdhe i humbur.

 

Emrat e fshatra të Rekës me numrin e banorëve në fillim të viteve 1900

Siç do vërehet shqiptarët ortodoksë kanë jetuar vetëm me shqiptarët myslimanë në të njëjtin fshat dhe nuk janë përzier me popullsitë e tjera joshqiptare ortodokse si: vllehët, bullgarët, grekët etj., siç ka ndodhur me shqiptarët në Greqi dhe në Shqipërinë e sotme.

Në bazë të regjistrimi që është kryer nga përfaqësues të shtetit bullgar në fillim të viteve 1900, kemi 2861 shqiptarë ortodoksë dhe 2262 shqiptarë të fesë myslimane në fshatrat e Rekës. Interesant është fakti se në Rekë kemi tre fshatra që banoheshin nga shqiptarët ortodoks si në Z’LVAJSKO, KIENICA, BELIICA. Dhe tre fshatra të banuar vetëm nga shqiptarë myslimanë si: ŠTIROVICI, 400 shqiptarë myslimanë, STROJE, 300 shqiptarë myslimanë dhe TANUŠANE me 350 shqiptarë myslimanë. Për Shtirovicën kemi dëshmi nga Matej Danili(1909-1993) i cili kishte lindur në këtë fshat dhe i përkiste fesë ortodokse shqiptare, por sipas të dhënave bullgare janë shënuar vetëm shqiptarët mysliman.

Përveç Rekës shqiptarë ortodoks të deklaruar kemi një fshat në Manastir, NIŽO POLE (DŽINDŽO POLE), i banuar nga 250 shqiptarë ortodoksë, 1.590 vllehë ortodoksë dhe 190 bullgarë ortodoksë.

Në rrethinë e Kavadarc kemi dy fshatra që janë deklaruar disa banorë me kombësi shqiptare si: KONOPIŠTA, 18 shqiptarë ortodoksë, 710 bullgarë ortodoksë dhe 14 romë, MREŽIKO, 6 shqiptarë ortodoksë, 425 bullgarë ortodoksë.

E rëndësishme është se në ato vite kur nuk ekzistonte shteti shqiptar dhe institucionet kombëtare, të huajt na kanë sjellë të dhëna për popullsinë shqiptare ortodokse dhe myslimane edhe pse këto të dhëna mund të jenë të cunguara duke tkurur sa më shumë realitetin e popullsisë shqiptare në Maqedoninë Gjeografike.

Më poshtë po sjellim emrat e fshatrave që kanë banuar shqiptarët ortodoks të Rekës ashtu siç janë shkruar nga autorët bullgarë, serbë dhe grekë duke ruajtur origjinalitetin e tyre.

  • V’RBEN, ka patur 300 shqiptarë ortodoksë dhe 360 shqiptarë myslimanë
  • V’LKOVIJA, 150 shqiptarë ortodoksë dhe 150 shqiptarë myslimanë
  • GREKANE, 25 shqiptarë ortodoksë dhe 14 shqiptarë myslimanë
  • Z’LVAJSKO, 35 shqiptarë ortodoksë
  • ŽUŽNE, 150 shqiptarë ortodoksë dhe 160 shqiptarë myslimanë
  • KIENICA, 120 shqiptarë ortodoksë
  • BELIICA, 450 shqiptarë ortodoksë
  • BIBANE, 32 shqiptarë ortodoksë dhe 90 shqiptarë myslimanë
  • BOGDEVO, 180 shqiptarë ortodoksë dhe 108 shqiptarë myslimanë
  • BRODEC, 360 shqiptarë ortodoksë dhe 150 shqiptarë myslimanë
  • NIVIŠTA, 170 shqiptarë ortodoksë dhe 180 shqiptarë myslimanë
  • NISTROVO, 150 shqiptarë ortodoksë dhe 230 shqiptarë myslimanë
  • NIPUR, 250 shqiptarë ortodoksë dhe 220 shqiptarë myslimanë
  • D’BOVO, 24 shqiptar ortodoks dhe 90 shqiptar mysliman
  • RIBNICA, 120 shqiptarë ortodoksë dhe 200 shqiptarë myslimanë
  • SENCE, 195 shqiptarë ortodoksë dhe 120 shqiptarë myslimanë

Comments

Popular posts from this blog

Urime Ditëlindjen Babi

  Por, sot është një ditë e veçantë në familjen  tuaj! si të uroni Babin tuaj për një Ditëlindje! 1.“Me pak fjalë po me shumë dashuri! Urime për Babin më të mirë në botë, ne nuk kemi fjalë për me të falenderu për gjithçka qe ke bërë e vazhdon të bësh për ne, ishe mësuesi dhe shoqëruesi jonë gjatë gjithë këtyre viteve ,shpresoj të jesh krenarë me neve, sepse na vërtetë jemi shumë krenarë dhe me fat që kem një babë si ty ,këshillat tua janë si melodia më e ëmbel për neve ,ti je superheroi jonë i parë dhe ashtu vazhdon të mbetesh përherë, Babush fjalë ka shumë po asnjë e duhura për ta shpreh dashurinë dhe mirënjohjen qe kem për ty, thjesht faleminderit për gjithçka! Të paqim përherë, URIME DITËLINDJEN ,gezofsh e festofsh edhe shumë tjera pranë neve ,TË DUAM SHUMË” 2.“Për ditëlindje ti dëshiroj të gjitha të mirat e botës, duke filluar me shëndet, lumturi, dashuri edhe harmoni në jetën tënde. Vazhdo dhe qëndro kështu si je, me plot kuptimin e fjalës je gjithçka për mua.Të duam ne F...

Liqeni i Ujmanit – historia, faktet dhe të dhënat e plota përmes dokumenteve të kohës

  Ndërtimi i liqenit të Ujmanit ka filluar në vitin 1972 në afërsi të fshatit Ujman,nga edhe e ka marrë emrin dhe ka përfunduar në vitin 1977. Hidrocentrali është bërë në vitin 1986, vit në të cilin është kompletuar edhe ndërtimi i pjesës veriore të hidrosistemit. I gjithë ky projekt është realizuar pas miratimit të Ligjit për Ratifikimin e Kontratës mbi Projektin në mes të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK) së atëhershme dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim e Zhvillim, Nr. 777-YU (Ndërtimi i hidrosistemit ‘Ibër” për disa qëllime). Ligji është publikuar në Fletorën Zyrtare të KSAK Nr. 12 datë 26 Prill 1972. Siç mund të lexohet në Fletoren Zyrtare, Kryetar i Kuvendit të KSAK-së, në atë kohë ka qenë Ilaz Kurteshi. Foto: Ballina e Fletorës Zyrtare të KSAK Nr. 12 datë 26 Prill 1972, ku është botuar Ligji Nr. 777-YU. Liqeni i Ujmanit është pjesë e Hidrosistemit “Ibër-Lepenc”, i cili përbën një sistem kompleks të pendave, hidrocentraleve dhe kanaleve të ujitjes. Ky hidrosis...

Urime ditëlindjen Mami

  Urime ditëlindjesh për Mamin ose Nënën në gjuhën Shqipe të gatshme! Gezuar ditëlindjen mami im! 1. “E shtrenjta ime…gëzuar ditëlindjen! Të të them që je mami më e mira në botë, nuk do të bënte aspak çudi sepse cilado nënë e tillë është për fëmijën e saj. Të të them sa shumë të dua, edhe kjo është një gjë shumë normale, çdo fëmijë e do nënën e tij. Ajo që unë nuk do të rresht kurrë së bëri është të të falenderoj për çdo sekondë të jetës tënde që më je dedikuar mua dhe do të lutem që këto sekonda të zgjasin sa më shumë, sepse unë pa ty nuk do të isha kjo që jam dhe jam e sigurt që për sa më shumë kohë të të kem pranë, aq më me vlerë do jenë ditët, muajt, jeta ime. Ti je bekim për këdo që të ka pranë vetes. Në këtë botë, unë nuk kam njohur qoftë edhe një njeri të vetëm të të afrohet për së largu për të gjitha vlerat që ti ke si femër, si bashkëshorte, si nënë, si vajzë, si bashkëpunotore, por mbi të gjitha si NJERI. E di që këto fjalë duken të ekzagjeruara për ata që nuk të njohin, ...