Skip to main content

Disk fluturues ne Dropull te Gjirokastres

Që në ditarin e Mihal Gramenos është folur për disqet fluturuese ku ai në shkrimet e tij përmendte se Çerçiz Topulli kishte parë një objekt fluturues kur në atë kohë nuk kishte as avionë luftarakë. Historia duket se është përsëritur në një nga zonat e Gjirokastrës. Në Dropull, vendi i cili mbahet dhe si zona e minoritetit grek, flitet se disa banorë kanë parë një objekt të çuditshëm në qiell dhe që ka qëndruar vetëm pak sekonda dhe nuk është parë më. Objekti fluturues nuk është parë nga të gjithë banorët, por vetëm nga ata persona që kanë rastisur të shikojnë diçka të çuditshme në qiell shkruan shqip.info. Kjo nuk është hera e parë që flitet për disqe fluturuese në Shqipëri, pasi edhe në vitet e kaluara është folur për gjurmët që kanë lënë disqet fluturuese në Shkodër dhe në Lushnjë. Atëherë, banorët kanë thënë se ishte gjëja më misterioze që kishin parë ndonjëherë.

Disku fluturues

Sipas deklaratave të disa banorëve, ngjarja ka ndodhur në të gdhirë të ditës së premte. Ishte ora 6:30 e mëngjesit kur disa banorë, duke zbritur për në Gjirokastër, kanë vërejtur diçka të rrumbullakët që ka ndaluar në qiell dhe ishte disa kilometra mbi tokë. Objekti për një moment nuk ka lëvizur diku te 5-8 sekonda dhe më pas është zhdukur në mënyrë misterioze. Asgjë nuk është parë lidhur me mënyrën e largimit të tij, por është parë vetëm ato sekonda që ai ka qëndruar mbi fshatin e Dropullit. Si fillim vetë banorët nuk e kanë besuar këtë ngjarje, por duke diskutuar me njëri-tjetrin kanë parë që ajo që ishte në qiell nuk ishte një vegim, por diçka reale, e cila i kishte habitur në masë. Sipas banorëve që e kanë parë këtë ngjarje, si fillim nuk u besua në fshat, por pasi ishin rreth 10 vetë të cilët theksuan se kishte diçka reale në qiell, atëherë u mor si e vërtetë. Disa banorë kanë nxjerrë telefonat për të bërë një foto, por koha e shkurtër që ata kishin në dispozicion, nuk lejoi që ata të kishin një pamje nga disku fluturues shkruan shqip.info.

Banorët

“Ishte gjëja më e pabesueshme që kam parë ndonjë herë, nuk e di e ç’emër t’i vë, por di që ishte një objekt i çuditshëm, nuk ishte një avion apo helikopter, pasi në të kundërt do të bënte zhurmë, por ishte thjesht një objekt, i cili qëndroi rreth 7 sekonda dhe më pas u largua dhe humbi pas maleve të Dropullit”, - tregon i riu që ka parë objektin e çuditshëm shkruan shqip.info.

Historia

I pari dokumentim për vizitën e UFO-ve në Shqipëri mbetet ditari i Mihal Gramenos. Ai ishte publicist i shquar, shkrimtar dhe veprimtar i lëvizjes patriotike e demokratike, Hero i Popullit. Gjatë viteve 1907-1908 luftoi përkrah me çetën e Çerçiz Topullit. Në librin e tij “Kryengritja shqiptare, kujtime luftarake rreth çetës së Çerçiz Topullit”, Grameno sjell kujtimet e tij mbi udhëtimet e gjata dhe të vështira të bashkëluftëtarëve të Çerçizit mal më mal. “Një natë teksa luftëtarët e Çerçizit kishin ngritur një limer majë një bjeshke të lartë, na fluturoi përpara një objekt shkëlqyes që qëndroi disa minuta pezull në ajër dhe pastaj u zhduk”, - shkruan Grameno. Aeroplanët në atë kohë ishin në fazat e para, pra nuk ka mundësi të ketë qenë i tillë. Gjithashtu nuk mund të ketë qenë as meteor dhe as kometë, pasi dihet se ato nuk qëndrojnë pezull në ajër, por bien menjëherë. Një objekt fluturues i paidentifikuar, i quajtur nga ata që thonë se e kanë parë edhe si disk fluturues, është parë në orët e para të mëngjesit, në Vlorë më 21 korrik 2009, në zonën mbas Karaburunit, pikërisht në vendin e quajtur Gjiri i Dafinës, një zonë e qetë dhe e papopulluar shkruan shqip.info. Ky objekt fluturues është parë nga disa peshkatarë që ishin nisur që në mbrëmje me peshkarexhën e tyre, për aktivitetet rutinë në këtë zonë. Objekti ka qenë në trajtën e një sateliti, me diametër përreth 3 metra, i cili është parë nga tre pjesëtaret e ekuipazhit, që ndodheshin në det, për te tërhequr rrjetat e peshkimit. “Isha duke tërhequr rrjetat e peshkimit, në moment mbi kokat tona kalon një objekt i madh, qëndron vetëm 5 sekonda dhe menjëherë u zhduk duke u larguar me shpejtësi. Objekti gjatë ikjes lëshoi një shtëllungë tymi dhe ngjyra e saj ishte gri në të bardhë… edhe në këto momente ndihem i shokuar, e pamundur. Dukej vërtet si një disk fluturues”, shpjegoi Shpëtim Alushaj, njëri nga peshkatarët shkruan shqip.info. Në mesnatën e 6-7 gushtit, një i ri në Parkun Rinia në kryeqytet dhe të tjerë persona në Tiranë filmuan me kamera amatore tre drita që lëviznin në qiellin e kryeqytetit. Ishin UFO?! E sigurt është vetëm që nuk ishin avionë dhe mjete të tjera të njohura fluturuese. Loja me drita u dëshmua në Youtube shumë shpejt ndërsa dëshmitare e ngjarjes një mesogrua rrëfeu për median se kishte parë ato që ajo i quajti drita të jashtëzakonshme. Rezmie Lulo tregoi: “Në atë moment nuk mendova gjatë dhe ato dy minuta i shijova. Të tre objektet ishin portokalli me formë sferike dhe ishin të shkëputura”. Ajo ka thënë gjithashtu: “Fillimisht objektet na u dukën afër dhe sa vinte e ngriheshin më lart. Objekti i parë u shkëput në veriperëndim. Dy objektet e tjerë ishin zhdukur menjëherë. Ka shumë mundësi të kenë qenë UFO”./shqip.info

Comments

Popular posts from this blog

Urime Ditëlindjen Babi

  Por, sot është një ditë e veçantë në familjen  tuaj! si të uroni Babin tuaj për një Ditëlindje! 1.“Me pak fjalë po me shumë dashuri! Urime për Babin më të mirë në botë, ne nuk kemi fjalë për me të falenderu për gjithçka qe ke bërë e vazhdon të bësh për ne, ishe mësuesi dhe shoqëruesi jonë gjatë gjithë këtyre viteve ,shpresoj të jesh krenarë me neve, sepse na vërtetë jemi shumë krenarë dhe me fat që kem një babë si ty ,këshillat tua janë si melodia më e ëmbel për neve ,ti je superheroi jonë i parë dhe ashtu vazhdon të mbetesh përherë, Babush fjalë ka shumë po asnjë e duhura për ta shpreh dashurinë dhe mirënjohjen qe kem për ty, thjesht faleminderit për gjithçka! Të paqim përherë, URIME DITËLINDJEN ,gezofsh e festofsh edhe shumë tjera pranë neve ,TË DUAM SHUMË” 2.“Për ditëlindje ti dëshiroj të gjitha të mirat e botës, duke filluar me shëndet, lumturi, dashuri edhe harmoni në jetën tënde. Vazhdo dhe qëndro kështu si je, me plot kuptimin e fjalës je gjithçka për mua.Të duam ne F...

Liqeni i Ujmanit – historia, faktet dhe të dhënat e plota përmes dokumenteve të kohës

  Ndërtimi i liqenit të Ujmanit ka filluar në vitin 1972 në afërsi të fshatit Ujman,nga edhe e ka marrë emrin dhe ka përfunduar në vitin 1977. Hidrocentrali është bërë në vitin 1986, vit në të cilin është kompletuar edhe ndërtimi i pjesës veriore të hidrosistemit. I gjithë ky projekt është realizuar pas miratimit të Ligjit për Ratifikimin e Kontratës mbi Projektin në mes të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK) së atëhershme dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim e Zhvillim, Nr. 777-YU (Ndërtimi i hidrosistemit ‘Ibër” për disa qëllime). Ligji është publikuar në Fletorën Zyrtare të KSAK Nr. 12 datë 26 Prill 1972. Siç mund të lexohet në Fletoren Zyrtare, Kryetar i Kuvendit të KSAK-së, në atë kohë ka qenë Ilaz Kurteshi. Foto: Ballina e Fletorës Zyrtare të KSAK Nr. 12 datë 26 Prill 1972, ku është botuar Ligji Nr. 777-YU. Liqeni i Ujmanit është pjesë e Hidrosistemit “Ibër-Lepenc”, i cili përbën një sistem kompleks të pendave, hidrocentraleve dhe kanaleve të ujitjes. Ky hidrosis...

Fjalë të urta Shqiptare

Burrë e grua si mish e thua Dardha bien nën dardhë Dëgjo shtatë a tetë dhe përseri bëj si di vetë Fashati që duket, s’do kallauz Fjalët jane gra, veprat burra I duruari, i fituari I zoti e nxjerr gomarin nga balta. Kush s’ka kokë, ka këmbë ! Mos i shiko gunën por shikoji punën Punën e sotme, mos e lër për nesër Qengji mir thith dy nëna Rigoni s’bëhet lis. Sa të rrosh, do mësosh Shtriji këmbët sa ke jorganin Ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron! Atdheu është në rrezik atëherë kur njerëzit e padijshëm fillojnë të mendojnë se janë të dijshëm. Rrustem Haradinaj/Prishtinë Ara ime varri im. LABËRI Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit. KORÇË Kur ti shikon dike edhe ata të shikojnë ty* Valdrin Moorina Atdheu e nana nuk harrohen. TROPOJË Atdheu mbi të gjitha. VLORË Ai që lë arën e vetë, nget arën e huaj. KORÇË Balta më e ëmbël se mjalta. GJIROKASTËR Bijë vendi pikë argjendi. BERAT Bukë e hi në shtëpi. PËRMET Çdo hi në vatrën e tij. JUG Çdo komb t’i vërë vetes një vlere, atë i venë ...