Skip to main content

15 misteret me te medha ne histori



Legjioni i humbur romak

Historiani kinez i shekullit të parë, Ban Gu, shkruante një histori të përballjes me një ushtri të çuditshme, e përbërë nga rreth njëqind ushtarë, të cilët luftonin sipas stilit romak. Një historian i Oksofordit pretendon se legjioni i humbur romak themeloi një qytet pranë shkretëtirës Gobi, të quajtur Ligian, që në kinezçe do të thotë Romë.

Mumiet Tarim

Zbulimi i jashtëzakonshëm i mumieve dy mijëvjeçare në Tarim në Kinë, ndodhi në fillim të viteve ’90. Por më interesant se zbulimi është fakti se mumiet kishin flokë biondë dhe hundë të gjata. Sipas analizave, mumiet kishin përbërje gjenetike evropiane, por nuk ka një shpjegim se si ato kanë mbërritur deri atje.

Zhdukja e qytetërimit të luginës Indus

Njerëzit e luginës së Indus, qytetërimi më i vjetër i njohur indian, kanë pasur një kulturë që shtrihej nga India Perëndimore e deri në Afganistan, dhe një popullsi mbi pesë milionë banorë. Nuk ka të dhëna arkeologjike ushtrish, skllevërish apo konfliktesh dhe askush nuk e di se ku ka humbur ky qytetërim.

Trupat moçalorë

Qyteti i humbur i Helikës

Shkrimtari grek Pausanisas shkruante sesi në një natë, një tërmet i fuqishëm shkatërroi qytetin e Helikës, ndërkohë që cunami fshiu çdo gjë që mbeti nga metropoli dikur i lulëzuar. Në vitin 2001 disa arkeologë i lokalizuan rrënojat e Helikës dhe u përpoqën të dilnin në përfundimin e vërtetë të humbjes së atij që quhet Atlantisi i vërtetë.

Rënia e Minoanëve

Minoanët njihen më së mirë në legjendën e Tezeut dhe Minotaurit, por në fakt ka mundësi që ky të ketë qenë dikur një qytetërim i madh. Ndërkohë që shumë historianë përqendrohen në rënien e perandorisë Romake, rënia e Minoanëve, të cilët jetonin në ishullin e Kretës është po aq e rrethuar me mister.

Fiset e humbura

Dhjetë Fiset e Humbura të Izraelit është një koncept që i referohet fiseve të lashta të Izraelit që u zhdukën nga të dhënat biblike pasi mbretëria e Izraelit u shkatërrua. Shumë grupe hebrenjsh kanë doktrina që kanë lidhje me ekzistencën e fshehtë apo kthimin biblike të këtyre fiseve. Ky është një subjekt që bazohet pjesërisht mbi fakte historike e pjesërisht mbi tradita të shkruara fetare, si dhe pjesërisht mbi spekulime.

Burimi i rinisë

Burimi i rinisë është një burim legjendar që supozohet se i kthen rininë kujtdo që pi nga ai. Sipas legjendës, thuhet se Florida është vendndodhja e këtij burimi. Rinia e përjetshme është një dhuratë që kërkohet në mite dhe legjenda, ndaj dhe historitë me gjëra të tilla, siç është guri filozofal, eliksiri i përjetësisë janë të zakonshme në legjendat e Euro-Azisë e më tej. Fatkeqësisht, nuk dihen burime më të vjetra të legjendës.

Hebreu endacak

Hebreu endacak është një figura nga folklori mesjetar kristian, legjenda e të cilit filloi të përhapje në Evropë në shekullin e 13-të dhe u instalua në mitologjinë kristiane, e më pas në romantizëm. Legjenda ka lidhje me hebreun që përqeshi Jezusin në rrugën e tij të kryqëzimit, e më pas u mallkua të ecte nëpër botë deri në kthimin e dytë. Natyra e saktë e endacakut varion sipas kulturave e traditave të ndryshme.

Papa Joan

Papa Joan është emri i një pape legjendare femër, që supozohet se ka qenë në natë pozicion për më pak se tre vjet në vitin 850. Ajo njihet nga një legjendë që qarkullonte në Mesjetë. Papa Joan konsiderohet nga shumë historianë modernë dhe studiues fetarë si fiktive. Fjalori i Oksfordit shkruan se kjo legjendë është besuar gjerësisht për shekuj me radhë, edhe në qarqet katolike, por deklaron se “s’ka të dhëna për një papë femër në asnjë prej datave të përmendura në legjendë”.

Robin Hud

Kërkimi historik për hajdutin legjendar Robin Hud ka krijuar një sërë emrash të mundshëm. Një kandidat përfshin të arratisurin Robert Hod. Numri i madh i të dyshuarve komplikohet më tej, pasi emri Robin Hud u bë një emër i përhapur për ata që thyenin ligjin. Sipas folklorit britanik ai njihet se vidhte nga të pasurit për t’ua dhënë të varfërve.

Graali i Shenjtë

Sipas mitologjisë së krishterë Graali i Shenjtë ishte pjata ose kupa e përdorur nga Jezusi në darkën e fundit dhe thuhet se ka fuqi të mbinatyrshme. Zhvillimi i legjendës së Graalit është gjurmuar në detaje nga historianët kulturorë. Është një legjendë e cila u shfaq si e plotë në formën e romancave të shkruara, duke buruar mbase nga folklori kristian.

Mbreti Artur

Mbreti Artur është një lider legjendar britanik, i cili sipas historisë mesjetare udhëhoqi mbrojtjen e Britanisë nga pushtuesit saksonë në shekullin e gjashtë. Detajet e historisë së Arturit janë kompozuar më së shumti nga folklori dhe krijimet letrare, ndaj ekzistenca e tij historike ka qenë gjithnjë burim debatesh të ndryshme dhe historianët modernë e kanë hedhur poshtë.

Kryqëzata e fëmijëve

Kryqëzata e Fëmijëve është emri që kanë marrë disa ngjarje të krijuara dhe të vërteta në vitin 1212. Aty kombinohen disa elementë: vizionet e një djali francez ose gjerman, bandat e fëmijëve që marshojnë drejt Italisë dhe fëmijët e shitur si skllevër. Një studim i publikuar në vitin 1977 hedh dyshim mbi vërtetësinë e këtyre ngjarjeve dhe shumë historianë në ditë të sotme mendojnë se s’bëhet fjalë për fëmijë.

Prester John

Legjenda e Prester John, një figurë popullore në Evropë, nga shekulli i 12-17-të flet për një patriark kristian dhe mbret që thuhet se ka udhëhequr një komb krisitan të humbur në paganët e Orientit. Sipas legjendës, Prester John ishte një udhëheqës bujar dhe njeri virtuoz që ishte në krye të një mbretërie të pasur dhe të begatë e të mbushur me krijesa të çuditshme.

Dorëshkrimi “Voynich”

Dorëshkrimi “Voynich” është një dokument mesjetar i shkruar në një gjuhë të panjohur. Për më shumë se njëqind vjet, njerëzit janë munduar ta thyejnë kodin, por nuk ia kanë dalë mbanë. Ilustrimet kanë ngjallur shumë teori për origjinën e librit, përmbajtjen e tekstit dhe qëllimin e tij.

Comments

Popular posts from this blog

Urime Ditëlindjen Babi

  Por, sot është një ditë e veçantë në familjen  tuaj! si të uroni Babin tuaj për një Ditëlindje! 1.“Me pak fjalë po me shumë dashuri! Urime për Babin më të mirë në botë, ne nuk kemi fjalë për me të falenderu për gjithçka qe ke bërë e vazhdon të bësh për ne, ishe mësuesi dhe shoqëruesi jonë gjatë gjithë këtyre viteve ,shpresoj të jesh krenarë me neve, sepse na vërtetë jemi shumë krenarë dhe me fat që kem një babë si ty ,këshillat tua janë si melodia më e ëmbel për neve ,ti je superheroi jonë i parë dhe ashtu vazhdon të mbetesh përherë, Babush fjalë ka shumë po asnjë e duhura për ta shpreh dashurinë dhe mirënjohjen qe kem për ty, thjesht faleminderit për gjithçka! Të paqim përherë, URIME DITËLINDJEN ,gezofsh e festofsh edhe shumë tjera pranë neve ,TË DUAM SHUMË” 2.“Për ditëlindje ti dëshiroj të gjitha të mirat e botës, duke filluar me shëndet, lumturi, dashuri edhe harmoni në jetën tënde. Vazhdo dhe qëndro kështu si je, me plot kuptimin e fjalës je gjithçka për mua.Të duam ne F...

Liqeni i Ujmanit – historia, faktet dhe të dhënat e plota përmes dokumenteve të kohës

  Ndërtimi i liqenit të Ujmanit ka filluar në vitin 1972 në afërsi të fshatit Ujman,nga edhe e ka marrë emrin dhe ka përfunduar në vitin 1977. Hidrocentrali është bërë në vitin 1986, vit në të cilin është kompletuar edhe ndërtimi i pjesës veriore të hidrosistemit. I gjithë ky projekt është realizuar pas miratimit të Ligjit për Ratifikimin e Kontratës mbi Projektin në mes të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK) së atëhershme dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim e Zhvillim, Nr. 777-YU (Ndërtimi i hidrosistemit ‘Ibër” për disa qëllime). Ligji është publikuar në Fletorën Zyrtare të KSAK Nr. 12 datë 26 Prill 1972. Siç mund të lexohet në Fletoren Zyrtare, Kryetar i Kuvendit të KSAK-së, në atë kohë ka qenë Ilaz Kurteshi. Foto: Ballina e Fletorës Zyrtare të KSAK Nr. 12 datë 26 Prill 1972, ku është botuar Ligji Nr. 777-YU. Liqeni i Ujmanit është pjesë e Hidrosistemit “Ibër-Lepenc”, i cili përbën një sistem kompleks të pendave, hidrocentraleve dhe kanaleve të ujitjes. Ky hidrosis...

Fjalë të urta Shqiptare

Burrë e grua si mish e thua Dardha bien nën dardhë Dëgjo shtatë a tetë dhe përseri bëj si di vetë Fashati që duket, s’do kallauz Fjalët jane gra, veprat burra I duruari, i fituari I zoti e nxjerr gomarin nga balta. Kush s’ka kokë, ka këmbë ! Mos i shiko gunën por shikoji punën Punën e sotme, mos e lër për nesër Qengji mir thith dy nëna Rigoni s’bëhet lis. Sa të rrosh, do mësosh Shtriji këmbët sa ke jorganin Ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron! Atdheu është në rrezik atëherë kur njerëzit e padijshëm fillojnë të mendojnë se janë të dijshëm. Rrustem Haradinaj/Prishtinë Ara ime varri im. LABËRI Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit. KORÇË Kur ti shikon dike edhe ata të shikojnë ty* Valdrin Moorina Atdheu e nana nuk harrohen. TROPOJË Atdheu mbi të gjitha. VLORË Ai që lë arën e vetë, nget arën e huaj. KORÇË Balta më e ëmbël se mjalta. GJIROKASTËR Bijë vendi pikë argjendi. BERAT Bukë e hi në shtëpi. PËRMET Çdo hi në vatrën e tij. JUG Çdo komb t’i vërë vetes një vlere, atë i venë ...