Zakonet e lashta fisnore Jeta e tyre ishte dhe vazhdon të jetë primitive dhe patriarkale për cdo klasë, dhe drejtësia vendoset nga të moshuarit sipas traditave të lashta dhe të rrënjosura, bazuar në ligjin e shpagimit. Është e nevojshem që të japim këtu tiparet kryesore të këtyre zakoneve, si ilustrim i pjesës së dytë të këtij traktati, nga ku vjen edhe një prej argumenteve më të forta në favor të identitetit të kësaj race me pellazgët. Ai që vret, vritet nga trashëgimtari i të ndjerit. Në qoftë se vrasësi nuk gjendet, i ati, djali, vëllai ose i kushëriri kanë detyrimin të kompensojnë në person – madje, për më tepër në rast se të tillë nuk ka, të gjithë antarët e klanit janë përgjegjës në të njëjtën mënyrë. Pra, kur zotri Gladstone, i cili i quante turq, u shpreh se në brigjet e Shqipërisë ishte gjë e zakonshme të gjeje kufoma të vdekurish, duket qartë se ai kishte rënë viktimë, dhe ndoshta viktime me dashje, e një mashtrimi. Kjo drejtësi e ashpër ka të njëjtin rol parandalues si dueli...