Skip to main content

Posts

Fjalimi brilant Kur Fan Noli jepte doreheqjen

  Debatet e panjohura në Parlamentin e parë shqiptar, mes Fan Nolit dhe Ahmet Zogut. Nga debati parlamentar, kur Fan Noli jepte dorëheqjen si ministër i Jashtëm, duke mbajtur edhe fjalim brilant, si edhe debatet që pasuan pastaj në Parlament. ** Është e vërtetë që ndodhesha në Tirane kur u votua ligji i intermimit të fëmijëve të dezertorëve, por nuk isha në Parlament, as mora pjesë në bisedime. Veç kësaj, nga njëra anë, Guverna jonë e zbatoi këtë ligj me një shtojcë, të dekretuar prej kabinetit pasi kisha dhënë dorëheqjen dhe, nga ana tjetër, unë nuk e atakova guvernën aq për interni­min e fëmijëve të dezertorëve se sa për internimet politike pa ndonjëe faj e pa ndonjë bazë në Toskëri, ku s’kishte asnjë shenjë për lëvizje kryengritëse. Ja disa shembuj midis të tjerash: Disa familje nga Bilishti, nga Hoçishti e nga Les­koviku u internuan me gra e me çiliminj e u munduan më kot e pa arsye larg vatrave të tyre për disa muaj. Sa për sigurinë që mbretëron anë e mbanë Shqipërisë dhe veça...
Recent posts

Ish-Presidenti i Greqise Kam gjak shqiptari dhe jam krenar per kete

“Gjysma e gjakut tim është shqiptar dhe jam krenar për këtë, admiral Kundurioti, admiral Seqellariu, gjeneral Kunduli dhe shumë grekë të tjerë të zgjedhur janë të gjithë me origjinë shqiptare” Nga Presidenti i Greqisë gjeneral Theodoros Pangallos Për sa i përket fqinjit tonë Ballkanik, është më se e njohur dhe për këtë dëshmojnë arkivat e ministrisë së jashtme, se marrëdhëniet tona arritën gati-gati nivelin e një Konfederate, më 1925 dhe 1926. Që nga koha e Esat Pashës dhe Ahmet Zogut, miku më i përzemërt i Shqipërisë jam unë. Që nga mosha e foshnjërisë flas gjuhën shqipe, pse e ndjera nëna ime, që më rriti, nuk dinte greqisht. Ajo ishte vajza e më të madhit pasanik të Megaridës, Andon Birbilit, në shtëpinë e të cilit në Salaminë, la frymën e fundit mareshalli i paharruar Gjergj Karaiskaqi. Rrjedhimisht, gjysma e gjakut tim është shqiptar dhe jam krenar për këtë. Admiral Kundurioti, tre Nikolaidhët, gjyshi biri dhe nipi, gjeneral Konduli, admiral Saqellariu, heroi i nëndetëses “L.Kconi...

Kulti i Boresë – kult pellazgjik

  “Duke sjellë një dhuratë të bukur, toka e krijoj njeriun e parë , “Pelazgun hyjnor”, të lindur në Arcadia, shumë kohë para se të krijonte hënën.” (Tregimi i Pindarit mund të shfaqet si poetik, apo edhe mitik, i frymëzuar, duke menduar shumë më vonë shkencëtarët kanë vërtetuar se hëna është formuar nga fragmente të ndara nga globi ynë, që do të thotë se Pellazgët ishinende pa u shfaqur hëna. Pindari (Carminia, Fragmenta Selecta, I,: Pindari Carmina Cum Fragmentis Selectis Edidit Otto Schroeder: Pindar: Amazon.com… ) –“Banorët e parë të Italisë ishin Pellazget” (Virgil (Eneide, VIII, V. 62-63), Në Toskanë është qyteti i lashtë Cortona, i ndërtuar që na Pellazgët ( CorTona = Cor –korrje, Tona= e jona,;” Korrjet tona”) > Nga autorët e lashtë kemi nxënë se banorët e këtyre tokave, Pellazgët ishin shumë e shumë më herët se sa të arrinin grekët ( nëse kanë ardhur, sepse unë mendoj që janë tërijuar nga vet ne fxh ), dhe nga shumë burime kemi nxënë se “ grekët” kishin mësuar jo vetëm a...

Kështjella fushore e Bashtovës në Kavajë

  Nga Sheradin Berisha Kavaja graviton në Shqipërinë e mesme dhe është nje qytet i ndërtuar në ultësirën bregdetare, që shtrihet në jug të gjirit të Durrësit dhe të Shkëmbit të Kavajës mbi një fushë të lagur nga dy lumenj të vegjël, Darçi në Jug dhe Leshniqe në Veri. Për herë të parë emri i Kavajës u përmend gjatë shekullit të XV me emërtimin Kavalje. Kavaja shtrihet në rrugën e njohur tregtare romake “Via Egnatia”. Gjatë shekullit të XVII dhe XVIII Kavaja përjeton një lëvizje të madhe administrative dhe bëhet qendër tregtare. Më pas, qyteti pati dy fish më shumë shtëpi për dallim me Durrësin. Një udhëtar i asaj kohe raportoi se vendi në vitin 1670 kishte 400 shtëpi, 200 shitore. Kavaja ishte e njohur për përpunimin e poçerinës, qylymave dhe bakrit etj. HISTORIA E KËSHTJELLËS Në rrethin e Kavajës ka shumë monumente të rëndësishme kulturore, historike e arkeologjike, në mesin e tyre radhitet edhe Kështjella e Bashtovës. Kështjella e Bashtovës ngrihet afër fshatit Vilë – Bashtovë, dh...

Gjuha shqipe- “ Ura lidhëse” e gjuhëve të Europës

  Shkruan: Fahri XHARRA Analisti , studiusi , historiani nuk guxon të mundet nga emocionet , nëse dëshiron që ajo analizë, ai studim apo ajo histori që e shkruan të jetë reale. Por kur lexon diçka për të cilën je munduar ta gjesh, dhe e cila do ti jepte shkëlqimin shkrimeve , e cila e vërteton ate që e ke thënë ,por nuk ke mundur saktësisht ta dokumentosh, atëherë me siguri je i mbushur me rrënqethje nga gëzimi : “Më në fund ! Me tonelata shkrime janë bërë kundër gjuhës shqipe , duke e paraqitur ate si të ardhur vonë , si të pa rrënjë dhe si të pa origjinë . Shkruanin “ dashamirët e huaj” e ne i lexonim ato që na i përgatisnin ” dashamirët “ e vendit tonë; ose edhe nga ne ,kishte nga ata që iu bashkangjitënin atyre për të provuar të njejtën; thjeshtë që gjuha e parë në Europë të bastardhohet , të humbë nga pesha , të ndahet në “një qind “dialekte që të mos kuptohen ose të kuptohemi me vështirësi ndër veti . Por…. Departamenti i Gjuhësisë i Universitetit të Vjenës na e thot atë që i...

Veprat muzikore, OPERAT PER SKENDERBEUN

  Shkruan: Preveza ABRASHI nga Antonio Vivaldi dhe Francois Francouerope – Antonio Vivaldi përfshin një opera të quajtur Skënderbeu. Që eshte shfaqur fillimisht në Teatro de la Pergola në Firence të Italisë më 22 qershor 1718. Një tjetër vepër me titull Skënderbeu u përbërë nga kompozitori francez i shekullit të 18-të, Francois Francouer Antonio Vivaldi’s list of rarely-performed compositions includes an opera entitled Scanderbeg. that was originally performed at the Teatro de la Pergola in Florence, Italy on June 22, 1718. Another opera entitled Scanderbeg was composed by the 18th century French composer, Francois Francouerope

Eteokretasit ose hititët kretas afrohen me albanët e Ilirisë së lashtë, domethënë me shqiptarët e sotëm. R. d’Angely

Shkruan: Shqipe HOXHA Duke ditur nga ana tjetër, se etruskët ose toskët ose toskanët e Italisë janë gjithashtu në një pjesë kolonë lidias, domethënë hititë të shpërngulur nga Azia e Vogël në Itali, të gjitha këto i lidhin reciprokisht pellazgët, etruskët dhe hititët me shqiptarët dhe kushdo duhet të pranojë, që një përpjekje për të përkthyer tekstet e lashta pellazge tirrenase, etruske dhe hitite me ndihmën e pellazgjishtes ose të etruskishtes që janë ende të gjalla sot, domethënë të shqipes, na imponohet shkencërisht, me kusht që përkthyesit shqiptarë ose të tjerë të jenë të stërvitur me praktikën e dialekteve të kësaj gjuhe dhe me metodat e gjuhësisë në përgjithësi. Është vënë re se shkrimi ideografik i Kretës i ngjet në mënyrë të habitshme shkrimit ideografik të hititëve në Azinë e Vogël, që njihet gjithashtu nga Dhiata e Vjetër dhe që mbishkrimet kunjore asire e japin tashmë për vitin 3000 para K. se përbënte një perandori të madhe e të gjerë që shtrihej nga Armenia deri në Siri. P...